Transporti rrugor, tani licencat merren te bashkia
Tashmë mbarja e licencës për aktivitete të transportit rrugor brenda vendit do të kryhet në sportelet pranë bashkive. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka ndryshuar udhëzimin e procedurave për lëshimin e licencave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është lehtësimi i mëtejshëm i procedurave të pranimit në treg të operatorëve në fushën e transportit të brendshëm rrugor. Kështu, tashmë MPPTT delegon të gjitha kompetencat e veta në fushën e licencimit të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve në autoritetet e pushtetit lokal dhe agjencive ekzekutive. Në këtë mënyrë, shërbimet afrohen tek operatorët duke eliminuar endjet e tepërta. si dhe duke shkurtuar kohën dhe reduktuar numrin e sporteleve në të cilat ata duhet të paraqiten. Në MPPTT do të qëndrojnë vetëm shërbimet që kanë të bëjnë me transportin ndërkombëtar të udhëtarëve, të cilat janë obligime të shtetit që burojnë nga marrëveshjet dypalëshe me shtetet respektive. Megjithatë, burime zyrtare të ministrisë shprehen se, edhe ky shërbim është tërësisht i liberalizuar dhe i pakufizuar. Ky zgjerim i decentralizimit do të vijë si kusht i vendosur nga Bashkimi Evropian, duke iu përafruar legjislacioni kombëtar në fushën e transportit rrugor në përputhje të plotë me direktivat dhe kornizën ligjore Unionit