Kosova do të marrë pjesë në mbledhjen e KS-së
Prishtinë-Kosova do të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën do të diskutohet raporti për të arriturat tremujore në Kosovë, ka njoftuar sot ministri i jashtëm, Skënder Hyseni. Këto komente, kryediplomati kosovar i bëri pas takimit me diplomatin çek, Libor Secka, vendi i të cilit aktualisht kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. "Posa të kuptojmë se cili do të jetë niveli i përfaqësimit, Kosova gjithsesi do të përfaqësohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit", tha Skënder Hyseni. Pritet që kjo mbledhje të mbahet më 23 të këtij muaji.