E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mario Vargas Llosa Letersia pakenaqesi e shendetshme

Nje liber i tij i ri do te botohet ne spanjisht ne nentor nderkohe edhe duke u perkthyer ne gjuhe te tjera. Mario Vargas Llosa ka fituar Cmimin Nderkombetar Viareggio-Versilia 2010. Shperblimi prestigjioz i jepet cdo vit sic thote rregullorja nje personaliteti me fame boterore qe ua ka kushtuar jeten kultures mirekuptimit mes popujve progresit shoqeror dhe paqes. E shkrimtari peruan sigurisht se eshte njeri nga protagonistet e jetes kulturore dhe civile bashkekohore qe me se shumti eshte angazhuar ne keto tema. I lindur me 1936 ne Peru ka jetuar pastaj nje kohe te gjate ne Paris ku ka pasur mundesi te ballafaqohet me nga afer me traditen kulturore europiane. Qe nga romani i pare Qyteti dhe qente ka shkruar nja tridhjete libra. I riu roman titullohet El sueno del celta.

Vargas Llosa a deshironi te na tregoni dicka paraprakisht per kete veper
Eshte nje roman historik ne te cilin kam punuar rreth tri vite. Eshte i ambientuar ne nje epoke ne te cilen filloi perdorimi ne shkalle nderkombetare i kaucukut qe merrej ne Kongo dhe ne pyjet amazonike. Per te mbajtur kontrollin e zonave ku nxirrej kjo substance kolonizatoret europiane bene shfarosje te verteta ne mase ndoshta gjenocidet e para te medha te periudhes bashkekohore. Protagonisti i librit tim eshte nje personazh qe ka ekzistuar realisht Roger Casement diplomat britanik por edhe fshehtas indipendist irlandez. Ishte mik i Joseph Conrad te cilin e shoqeroi ne Kongo ne udhetimin qe me vone do te jete zanafilla e romanit Zemra e erresires. Casement qe i pari ai qe i dokumentoi egersite e bera nga europianet ne dem te popullsive lokale burimet themelore te te cilave deshironte ti shfrytezonte industria e asaj kohe. Por zeri i tij nuk qe degjuar perkundrazi qe heshtur. Me interesonte ta zhbej mitin e kolonializmit duke u nisur nga nje deshmitar i parehatshem.

Prore ju ia keni atribuuar letersise kete rol ta demistifikoje ekzistuesen. A besoni se edhe sot e kesaj dite letersia eshte ne gjendje ta korre nje sukses te tille
Mendoj se po bile jam i bindur per kete. Letersia ka nje detyre te pazevendesueshme civile do te guxoja te them politike. Librat romanet poezia rrisin fantazine imagjinimin do te thote shpirtin kritik te njerezve. Kur lexojme nje veper letrare zbulojme se bota nuk eshte e persosur por se perkundrazi eshte bere keq plot me padrejtesi me gjera qe nuk shkojne. Rrjedhimisht fillojme te behemi kritike ndaj asaj qe na rrethon. Letersia prodhon pakenaqesi por behet fjale per nje pakenaqesi te shendetshme ngase i paraprin nje ndryshimi. Prandaj diktaturat gjithmone jane munduar ti mbajne nen kontroll prodhimin letrar dhe shkrimtaret.

Statistikat thone se ata qe lexojne me se shumti jane femrat. Si e shpjegoni
Me gjase femrat jane me inteligjente se ne meshkujt dhe kuptojne se eshte e duhur dhe e rendesishme ti kushtohet kohe nje aktiviteti si leximi qe ne pergjithesi eshte quajtur clodhje argetim pra dicka jo esenciale. Mbase femrat e kuptojne se perkundrazi gjerat nuk qendrojne ashtu dhe se nese nuk ushqehemi me dicka shpirterore qe shkon pertej hiperspecializmit dhe manise teknologjike qe mbreterojne sot rrezikojme te behemi barbare. E nese te vetmit ose kryesisht qe lexojne jane femrat atehere rrezikojme te shkaktojme edhe nje carje te thelle mes botes femerore dhe botes mashkullore kjo e fundit gjithmone e paafte per nje komunikim autentik.

A ekziston nje kriter specifik per letersine jugamerikane
Eshte e qarte se letersia ballafaqon probleme qe jane problemet e shoqerive te ndryshme ne te cilat lindin librat e ndryshem. Por nuk do te thosha se ekziston nje specificitet tipikisht jugamerikan. Ndoshta ne krahasim me Europen te ne ekziston ideja se librat mund te jene te dobishem per tu ballafaqua me jeten per ti zgjidhur problemet e perditshme. Ndersa ne Europe sot mbizoteron nje konceptim me lucid i letersise qe eshte rezultat i kultures postmoderne. Nje tendence kjo e fundit me pak e pranishme te ne.

Ne fund te viteve 80 ju jeni futur ne politike. Ai valle shkrimtari ka vendosur ti njollose duart
Vendimi i angazhimit politik ka qene nje tentative per te qene i dobishem per Vendin tim ne nje moment kur e shihja ne rrezik demokracine e tij te brishte. Organizata marksiste-maoiste e markes terroristike Shtegu i ndritshem po mbillte ne Peru dhune e gjak. Nuk jam politikan me profesion si kam ato karakteristika jo rastesisht qeshe mposhtur ne zgjedhjet presidenciale me 1990. Por mund te them se per mua ato vite te politikes aktive kane qene mjaft instruktive ngase kam mundur ti kuptoj nga brenda disa mekanizma te politikes konkrete nje gje qe shkrimtaret shpesh tentojne ta idealizojne ose ta shohin ne menyre vetem teorike.

Cili eshte Vendi juaj ideal
Nje Vend ku liria po them liria e tregut liria e shprehjes garancite demokratike te bashkohet me drejtesine sociale. Marksizmi dhe liberalizmi nuk jane ne gjendje te arrijne vetem dicka te tille. Ideal do te ishte nje sistem i integruar.

Nuk rrezikon te jete nje utopi
Nuk besoj ngase dicka e ngjashme eshte realizuar ne disa Vende te Europes se veriut po mendoj per shembull per Suedine qe ka ditur te kaloje nga socializmi ne liberalizem duke i ruajtur aspektet pozitive te sistemit te pare arsimim dhe shendet publik nje sistem te mire pensionistik kujdes i shtetit per shtresat me te dobeta te shoqerise. Por edhe ne Ameriken Latine Kili do te mund te ishte nje rast per tu cituar ne lidhje me kete. Sot jetojme ne nje epoke ku njerezve iu eshte dhene mundesia te zgjedhin nga kush dhe si te qeverisen. Duhet qe qytetaret te dine ta shfrytezojne sic eshte me se miri kete mundesi te madhe.

Ju ne te kaluaren keni qene afer Fidel Castros per te kaluar me vone ne kritika te ashpra ndaj Lider Maximo. Cka keni kuptuar per Kuben
Ne vitet 50 e shikova me shume entuziazem rezistencen e Castros kunder diktatures se Batistes. Por nga gjysma e decenies vijuese pas marrjes se pushtetit nga ana e Fidelit fillova te jem shume kritik per shkak te asaj qe shihja. Sot situata ne Kube eshte e tmerrshme tri gjenerata ne vijimesi kane njohur diktaturen dhe nje represion brutal pa kurrfare kuptimi. Fidel Castro eshte ende miti mbi te cilin mbahet sado qe me shume turbullira sistemi aktual politik kuban. Mendoj se kur ai te mos jete me gjerat do te fillojne t ndryshojne shume shpejt. Shpresoj vetem qe pasardhesit e tij do ta kene urtesine te mos e bejne te dhunshem ndryshimin e tille duke e ndjekur rrjedhen e natyrshme te historise.

Po per Italine e sotme cka mendoni A e njihni situaten politike italiane
Po e ndjek me shume vemendje ngase rasti italian me duket shume interesant per ti studiuar rreziqet drejt te cilave shkon demokracia edhe ne Vendet perendimore. Berlusconianizmi eshte nje derivat i paster popullist i demokracise. Ne konsensin qe Berlusconi ka gjetur ne keto vite prane elektoratit italian shoh nje kerkim iluzor nga ana e njerezve te nje njeriu te forte qe do te dinte tiu beje balle problemeve te lena te pazgjidhura nga qeverite e meparshme. Por eshte tamam nje iluzion. Ngase autoritarizmi nuk i zgjidh problemet por krijon te reja.

Roberto Carnero LUnita

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›