E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me i madh se vjet

Viti 2009 Teatri Kombetar tepihu i kuq Fillimi i nje miqesie te bukur gjithmone do te kujtoje PriFilmFest.

Edicioni i pare i festivalit shfaqi nje numer te filmave te suksesshem te emrave te medhenj te kinematografise boterore.

Vanessa Redgrave fituese e cmimit Oscar ishte ajo e cila hapi edicionin e pare te festivalit PriFilmFest dhe shume emra te njohur shkelen neper tepihun e kuq te Teatrit Kombetar disa per te shfaqur e disa me funksione te caktuara.

Si do te jete ky vit Para edicionit te pare qe u mbajt vitin e kaluar ne kete kohe jemi pergatitur per dy vite. Ishin pergatitje te veshtira sikurse cdo fillim qe mban veshtiresite e veta por te cilat me edicionin e pare u kurorezuan me sukses. I dhame vetes detyra te veshtira dhe ngritem standardin e obligimeve tona duke mos arsyetuar veten se eshte edicioni i pare dhe gabimet mund te falen. Kemi punuar thuajse kemi vite qe e bejme kete pune. Pa modesti ashtu edhe doli. Jemi krenar per kete dhe kemi vazhduar me te njejten tempo edhe sivjet u shpreh drejtoresha e festivalit PrifilmFest Vjosa Berisha.
Sipas saj kete vit PriFilmFest do te jete edhe me i madh se vitin e kaluar. Do te kete me shume filma me shume mysafire te klases se larte me shume programe percjellese me shume ndeja dhe festime.

Me edicionin e pare festivali arriti te jape nje imazh te kultures dhe komunitetit artistik kosovar karshi botes ndersa tani pas nje viti do te vije edhe me i pergatitur me me shume aktivitete te cilat mund te promovojne artin dhe kulturen tone e ndoshta per te perforcuar edhe me bindjen e shume emrave te njohur si puna e Vanessa Redgrave e cila ne nje interviste per RTK pati thene Ekzistojne festivale qe hyjne ne listen A dhe ne listen B te festivaleve ne bote. Per mua PriFilmFest qe tani i takon listes A te festivaleve .

Festivali kete vit do te shfaqe gjithsej 40 filma nga disa vende te botes Franca Turqia Holanda Gjermania Shqiperia Irani Izraeli Serbia Bosnja Kroacia Rumania Sllovakia etj. Ne gare do te jene 12 filma kurse ne prezantim jashte gare do te kemi disa programe kete vit me nje numer te konsiderueshem filmash. Do te jete programi i filmave te metrazhit te mesem me 14 filma prezantimi i kinematografise italiane me 5 filma programi In memoriam kushtuar aktorit te njohur Bekim Fehmiu dhe ne projeksion special special screening do te shfaqen filma jashte konkurrence tha Berisha.

Sipas Berishes pervec filmave mysafireve qe vijne me secilin film ne konkurrence pastaj mysafireve speciale si dhe programit percjelles forumi i quajtur PriFilmForum dy dite brenda javes se festivalit do te kete seminare me foles nga ekspertet e shquar evropiane te lemise se koproduksionit te filmit. Lami kjo e cila eshte teper e nevojshme per industrine e filmit te Kosoves. Po ashtu do te jene pjesemarres kineaste nga Kosova Maqedonia Mali i Zi dhe Maqedonia.

Sikurse vitin e kaluar i cili u hap me shfaqjen e filmit Lindje-Perendim-Lindje edhe edicioni i dyte i festivalit do te hapet me nje premiere boterore te filmit kosovar Gomaret e kufirit te Jeton Ahmetajt. Kjo na gezon shume sepse vitin e kaluar fatkeqesisht nuk pati filma kosovare per shkak se nuk pat asnje te prodhuar me kritere te festivalit pra ne shirit filmik. Po ashtu ne kategorine e re qe do ta promovojme sivjet ne ate te metrazhit te mesem 30-60 do te shfaqet premiera boterore e filmit Si qeni nrrush te autoreve Driton Hajredini dhe Yll Citaku tha Berisha.

Kete vit do te ndahen gjithsej 7 cmime. Do te shtohet edhe cmimi i jurise se mediave. Cmimet do te jene Filmi me i mire - Hyjnesha e arte Cmimi special i jurise - Hyjnesha e arte Regjisori me i mire - Hyjnesha e arte Aktori me i mire - Hyjnesha e arte Aktorja me e mire - Hyjnesha e arte Cmimi mirenjohje speciale per regji me nje pllakat Cmimi i publikut dhe Cmimi i medias qe po ashtu do te jete pllakat.

Juria e festivalit PriFilmFest kete edicion do te kete perfaqesues eminent te botes se filmit nga bota. Juria do te udhehiqet nga producentja australiane Eva Orner fituese e cmimit Oscar. Emrat tjere te jurise do te zbulohen ne konferencen zyrtare per shtyp. Me nje fjale PriFilmFest do ti sjelle publikut kosovar edhe kete vit kinematografine me te mire boterore ne Prishtine. Vitin e kaluar PriFilmFest deshmoi fillimin e nje miqesie te bukur qe do te vazhdoje sivjet me nje intensitet edhe me te madh tha per fund Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›