E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje fjalor simultan

Bashkimi i disa gjuheve brenda nje fjalor me titull Simultaneous Dictonary in five languages hartuar nga studiuesi shqiptar qe jeton dhe vepron ne Amerike Peter Tase perben nje risi kulturore gjuhesore dhe leksikografike. Ky fjalor eshte nje mundesi e shumefishte per cdo studiues linguist filolog student njeri te pasionuar qe deshiron te komunikoi me gjuhe tjera e me bashkesi gjuhesore identitare dhe me kultura specifike. Kesisoj ky fjalor me permasen shumedimensionale qe ka dhe ofron mbetet nje mundesi e mire qe ndihmon per ti pare dhe analizuar gjuhet perkatese ne raporte krahasimtare dhe per ti studiuar te vecantat dhe te perbashket e tyre. Per me teper bashkimi i pese gjuheve brenda nje fjalori eshte nje rast i posacem nje risi do te thosha kulturore dhe nje mundesi solide per afrime kulturore dhe identitare mes bashkesive te ndryshme gjuhesore. Studiuesi Peter Tase me fjalorin e tij te pare simultan te botuar ne Amerike i ka dhene nje kontribut jashtezakonisht te cmuar leksikografise boterore dhe nje sherbim te madh per bashkesite e gjuheve perkatese. Peter Tase me kete fjalor ka krijuar mundesi qe perdoruesit e tij linguistit apo leksikologut te kene me te lehte te bejne studime dhe krahasime.

Nevojat per komunikim dhe njohje gjuhesore ka qene njera nga deshira e perhershme te njeriut e filluar qysh me legjenden per perzierjen e gjuheve ne kohen e lashte kur thuhet u djeg kulla e Babelit. Mirepo kjo nevoje ka marr trajta me te fuqishme dhe ridimensionime tjera sidomos ne trendet e globalizmit kulturor levizje kjo qe ka shtruar si kurre me pare nevojen per afrime dhe njohje te ndersjella kulturore dhe gjuhesore. Ne kete aspekt deshira e njeriut per te njohur gjuhe e per te komunikuar ne gjuhe te ndryshme e nga kendej per te njohur mentalitete dhe kultura tjera eshte bere komponente e fuqishme e trendeve globale qe kane perfshire boten ane e kend. Dhe absolutisht menyra me e mire per ti realizuar keto synime pra per ti bere sa ma te mundshme afrimet kulturore dhe per ti kapercyer dallimet ne rrafshet e perbotshme eshte njohja me gjuhe te ndryshme si nje celes qe hap dyer per te kuptuar tiparet themelore te nje shoqerie- mentalitetin dhe kulturen e saj. Kjo per faktin se gjuha eshte shenja themelore dhe tipare qenesor i cdo identiteti apo bashkesie identitare . Prandaj me te drejte ne kohen tone thuhet se komunikimi me gjuhe tjera eshte bere tendence e botes bashkekohore. Pikerisht ketyre nevojave te botes bashkekohore iu eshte perkushtuar studiuesi i zellshem Peter Tase shqiptar i cili jeton ne Amerike dhe i cili ka bere nje pune me se te vyeshme nje pune shume serioze dhe tejet te veshtire per te ofruar brenda nje fjalori disa gjuhe te cilat per nga modalitet e afersite gjuhesore nuk qendrojne afer. Ne te vertete Peter Tase ka bere fjalorin e pare simultan ne pese gjuhe ku shqipja e vjeter indoeuropiane dhe goranishtja nje gjuhe indogjene radhitet ne mesin e gjuheve te medha anglishtes italishtes spanjishtes. Dhe ku per here te pare ne historine e leksikografise nje gjuhe indogjene si goranishtja ofrohet ne mesin e gjuheve te medha dhe ne raporte krahasimtare me shqipen. Kjo eshte nje pune hulumtuese dhe studimore jashtezakonisht e rendesishme qe ndihmon jo vetem gjuhetaret dashamiret e kulturave dhe letersive te ndryshme por gjithe ata qe duan te bejne krahasime mes ketyre gjuheve dhe te njohin bashkesite gjuhesore perkatese. Ne te vertete per here te pare studiuesi shqiptar mund te njohe nga afer nje gjuhe autoktone te folur nga fiset indigjenase Tupi-Guarani ne Ameriken e Jugu.

Fjalori eshte ndertuar mbi kriteret shkencore dhe hartuesi Tase ka ndjekur metodologjine bashkekohore te aplikueshme ne fushen e leksikografise sikunder ne aspektin teorik po ashtu edhe ne ate praktik.
Ky fjalor si i tille e pasuron leksikografit e gjuheve perkatese dhe ploteson nje zbrazeti qe ka ekzistuar ne mes gjuheve perkatese te perfshire ne kete fjalor. Aq me shume ky fjalor hap rrugen per thellime te metutjeshme ne kete drejtim dhe behet nje inspirim i fuqishem per cdo dashamire te gjuheve perkatese dhe kulturave te caktuara. ...

Renditja e fjaleve eshte bere sipas rendit alfabetik te gjuhes shqipe duke qene se shqipja eshte gjuha qe ka me shume shkronja ne krahasim me pese gjuhet e tjera.

Ky fjalor eshte i shoqeruar edhe nga dy recensione te pergatitura nga ish-Presidenti i Paraguait z. Luis Angel Gonzalez Macchi 1999-2003 dhe nga Drejtori i Korpusit te Paqes ne Paraguai z. Michael Eschleman ku edhe punon shqiptari Peter Tase. Ky fjalor aktualisht eshte botuar nga nje shtepi botuese amerikane www.lulu.com dhe e vene ne shitje online nga distributori i fuqishem Amazon. ...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›