Pamfletet e Lugatit

Proze dhe vargje te zgjedhura vellimi tre e Mitrush Kutelit prezantohet sot ne panairin e librit ku botohen per here te pare edhe dy poezi te panjohura qe shkrimtari i ka shkruar pak muaj para se te vdiste. Atalanta e bija e Kutelit ne stenden modeste prezanton edhe permbledhje pamfletesh te botuara me pare ne shtypin e kohes te cilen Kuteli e nxori si liberth me vete ne vitin 1944 me pseudonimin Lugati. Nga kjo permbledhje satirike-politike botojme nje pjese
Me pseudonimin Lugati ja ku na shfaqet perseri Kuteli. Cfare sot ka humbur dhe nuk ka gjurme ne satiren politike Lugati do ti behej kohes viteve lsquo40 nje dare e shtrenguar fort ne kyc te veseve alla shqiptare.
Te bijat e Kutelit te vendosur ne ane fare prane deres ne Pallatin e Kongreseve ne nje stende modeste vetem me titujt e shkrimtarit tregojne se sa mundim ishte derisa arriten te jene kete vit ne panairin e librit. Sjellin dy lajme nga shkrimtari botimin e vellimit te trete ne proze dhe vargje te zgjedhura si dhe permbledhjen e pamfleteve te botuar me pare ne shtypin e kohes ne vitin lsquo44. Atalanta na thote se ju mbetet edhe nje vellim nga proza e poezia qe te mbyllet korpusi i botuar i vepres se plote te Kutelit. Cmimi nuk e kapercen shifren 800 leke ndryshe nga shume botime te panairit te sivjetme librat spreken me dore nga cmimet absurde te larta.
Ne vellimin e trete e bija e Kutelit thote se per here te pare jane hedhur dy poezi Nate dhe Cast lumturie te shkruara ne lsquo67-n vetem pak muaj para se shkrimtari te ndahej nga jeta. Jane poezite e fundit dhe kjo eshte shume interesante - thote me nje fryme Atalanta ne mes shenimeve te tjera skrupuloze te Kutelit.
Librat dhe pamfleti me pseudonimin Lugati promovohen sot ne mbremje. Ndersa permbledhja e pamfleteve titulluar Havadan me havadan me pare eshte botuar nga vete Kuteli nxjerre si nje liberth me vete ne vitin 1944 me pseudonim. Ne kete permbledhje nje zhaner i humbur ne shtypin e sotem ja nga frika e politikes ja ngaqe jane shteruar ndjeshmerite social-politike te shkrimtareve - pra kjo natyre tekstesh mungon krejtesisht sot. Kuteli eshte tamam Lugat per politiken dhe shqiptaret e kohes ku shume prej ketyre skica ne thelb ngjajne dhe me te sotmet. Ironia perplasja e nje mendesie me nje realitet ideal qe vete shkrimtari ka brenda botes se tij shkaktojne zgerdheshje - sesa ne thelb te pangjashem jemi me qyteterimin. Injoranca e papohuar e shqiptareve e politikes per te cilen vete Kuteli dihet se mbante nje distance te qellimshme fakti qe vepra ju ndalua apo ishte gjysme e ndaluar te pakten deri ne vitet lsquo90 kuptojme kete mos pershtatje te shkrimtarit me dy sistemet ne Shqiperi monarkine dhe komunizmin. Diagnozat social-politike qe rrefen Kuteli ne pamfletet e tij jane te pangjashme gati si nje proze poetike sureale e zbritur thjeshtesisht ne gjurme psikologjie te kohes me fuqi origjinalitet e fantazi te jashtezakonshme.
Profesionalizmi ne letersi ne vendin tone eshte heperhe nje rruge vuajtjesh buka e tij eshte e hidhur. E hidhur them per ate qe sdi marifete e hipokrizira. Terreni i letersise eshte nje toke tek gelojne gjarperinjte. Te vrasin shoket se u ben hije. Dhe kur u ben hije do te thote qe nuk je i zoti per letersi - shkruante Kuteli ne Testamentin e tij.
Net shqiptare libri me rrefime Ago Jakupi e te tjera rrefime libri me poema Sulm e lot tregimet Kapllan Aga i Shaban Shpates Shenime letrare dhe pamfletet satirike-politike Havadan ne havadan rrefimet Pylli i geshtenjave Xinxifilua Tregime te mocme shqiptare Balte nga kjo toke Ne nje cep te Ilirise se poshtme apo jeta e tij ne dy testet autobiografie Kujtesa dhe Testamenti... ky eshte produkti letrar i njohur dhe i botuar ndersa ka mbetur edhe nje vellim sipas trashegimtareve te shkrimtarit. Dhimiter Pasko i njohur kryesisht me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi me 13 shtator 1907 ne Pogradec e vdiq me 4 maj 1967 ne Tirane.
Studimet e mesme i kreu ne Selanik kurse te lartat i perfundoi ne Bukuresht ku me 1934 mori titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. U lidh me letrat shqipe qe ne vitin 1928 kur filloi te botonte artikuj kritike per shkrimtaret shqiptare dhe tregime ne Shqiperine e Re te Konstances. Me 1942 u kthye ne atdhe ku punoi fillimisht si ekonomist e me vone derisa nderroi jete si perkthyes.
Jam patriot
Rrofte Shqiperija
Rrofte Atdheu kombetar shqiptar
Rrofte Flamuri nacional shqipar kombetar kuq e zi me zhgaben madheshtore trimerore dykrenore shqiptare e Lekes Pirros edhe e Skenderit qe e ngriti Ismail Qemali
Rrofshin te gjithe deshmoret edhe heronjte e kombit qe vdiqne per Memedhene
Rrofte Rrofte Rrofte
I them keto te gjithe nga fundi i zemres i melcise dhe i plenxit kombetar sepse jam patriot i vertete edhe i flakte si flaka e zjarrit
I kulluar si llomi
I paster si balta
I drejte si draperi
Kurdohere kam qene patriot kombetar i drejte dhe me qendrim te patundur si shkembi. Kam prova sa te doni dhe sa te mos doni.
Betimi im dit per dite dhe nat per nate vecanerisht kur pi raki me meze te mire qelepir kombetar patriotic eshte
-Per Flamur
-Per Shqiperi
-Per koken e Skenderbeut
-Me vrafte palla e Skenderbeut
-Hengsha eshtrat e Skenderbeut
Vecanerisht kete te fundit qe eshte shume i forte se vetem qente hane eshtra e perdor me dendur.
Jam kyenalte se jam Ilir dhe se Leka i Madh zaptovi boten vajti ne HindihellipPO ta leme Leken e Madh dhe Pirron e te vijme me kendej ne Skederbeu qe sih fatos mbi fatosa e qe beri armikun te dridhej me qafsh shtjeme nje gote raki dhe afroji ata kukurece kombetare se qenkan pjekur mire
Kestu pra une jam gati te vdes per Shqiperi te vdes per Flamure me zhgaben trimerore dykrenore arbenore e cila duhet tu nxjerre syte gjithe tradhetoreve te poshter dhe rezileve qe spine raki raki rrushi pa uje e qe shane kukurec kombetar te pjekur ne hell
Sa te mbaroj kete shishe raki jam gati te nisem e te vdes per Shqiperi ne lufte kundra armikut shekullor si kam vdekur e njezet a tridhjet here te tjera dhe kur te kthehem qe andej te me dyfishoni pensionin patriotic se pata derdhur gjakun si lume per Atdhe.
-Me pyet ne kam qene fashist e ne mora para nga Italija
-Isha dhe mora
Po keto i bera si patriot kreshnik e fisnik se i genjeva italianet. Qellimi im ka qene qe tia mbaroj parate Duces edhe ta bej fukara Italine edhe pastaj Shqiperija ta zaptoje Italine si beri Pirrua i Madh edhe mua te me madhohet pensionioni patriotik kombetar.
Une kam thirrur ne mes te kafenese Rrofte Flamuri dy-krenor me dy zhgaba me tri me pesehellipPo te me cani zemren me sepatat e Liktorit do gjeni brenda Flamurin dy-krenor te Skenderbeut.
Per kaqe vepra patriotike te pavdekshme e per kaqe thirrje Rrofte Shqiperija sa mu ngjyr zeri nuk po i kerkoj Atdheut pervec se te ma paguaje pensionin ne ar rregullisht sepse karta po behet bakall. Dua te me lejoje pervec kesaj te marr cdo mot te dhjetat e dy tre katundeve ku ka vreshta qe te pi raki e te ha kukurec patriotic.
Cmimin e te dhjetave duhet te ma fale Shteti sepse jam patriot kombetar dh ebetohem per koken e Skenderbeut.
E ne ma falka mua kete cope te dhjete a mos permbyset bota Vetem kaqe gje I kerkoj une Shqiperise sepse kam djegur plenxin me raki dhe jam ngjyrur duke thirrur se do te bije therror ne fushen e nderit ku flamuri I Skenderit valon si trim me flete me qafsh afrome shishen se u merzita me keto gotat e vogla
Rrofte Shqiperija
Rrofshin patriotet kombetare kreshnike nacionale
Rrofshin deshmoret qe u bene therror per Shqiperi
Edhe unjam Patriot
Nuk kam dashur te dal sheshit e ta bej for a po ja qe e solli puna e zamani. Doli i bir i botes ne gazete edhe levdoi veten se eshte patriot kombetar i zjarrte dhe per mua nuk tha nje fjale
Dale mor zotni dale se edhe neve hame buke e pime raki me meze Edhe bile raki te forte pa nje pike uje Ne kini per te pyetur per patriot te vertete une jam Une jam e ska tjater Dhe jo vetem ska po as qe do te kete.
Patriotizmi im eshte me i vjeter se i atij mikut qe u levdua ne gazete me kukurec e me raki. Se une rakine e pi pe rrushi edhe kukurecne e ha me gishtrinjte e dores qe ti lepij mire.
Kur u be mor zotni Shqiperija republike kombetare me 1925 une kam thirrur i pari maje ballkonit te prefektures ku ish mbledhur mileti pa breke
-Popull kreshnik pa breke
Rrofte Republika shqiptare Rrofte Presidenti Rrofte Qeverija kombetare republikane shqiptare e arbenore me gjithe trimat e saj deshmore qe u vrane per Shqiperi e na bene buxhet per rrogat tona
Bile asaj dite historike kam mbajtur edhe nje fjale te madhe perpara miletit pa breke se trajta me e mire e qeverise eshte republika se ne ngahera kemi qene republika te vogla e tani duhet te bejme nje republike te madhe e kreshnike kombetare atdhetare e cila duhet ti bjere Evropes ta beje shesh e lendine te loze macja me mine. Kam hequr pastaj edhe nje telegram urimi ne emrin e popullit pa breke e pa miser dhe kam marre pergjigje. Keta pergjigje e kam ne xhep si hajmali e me ka hyre ne pune shume here kur kam patur ngaterresa me kontrabandat e me te dhjetat qe edhe nuk i kam paguar si patriot kombetar qe jam. Kur me shtrengonin fort vinja e tregonja telegrafin dhe e trembnja drejtorin e financave se kam miq e do ta dergoj ne Puke edhe ay me jepte nje afat te ri gjer sa borxhi harrohej dhe vinte berajeti. Me keto para edhe me disa te tjera qe mora kur nga Bashkija kur nga Prefektura kur benim donomara nga dhjete festa ne vit kur ketej e kur andej bera nje ndertesae te madeh qe ia dhashe me qira Shtetit si patriot qe jam sepse Shteti paguante qira te madhe.
Vendin ma dha dikush si ryshfet bicimi per nje pune qe sduhet ta dije populli kreshnik pa breke. Vetem juve mund tju them ne vesh ia kallzova djalen atij mikut se ben polatike edhe e tremba se ia djeg shtepine e ia shuaj farenhellipEdhe ay tha hap gojen e kerko. Une domosdo e hapa gojen time patriotike edhe mora vendin
Donje tjater allish-verish te madh nuk kam bere po per te rrojtur kam rrojtur mire edhe shyqyr ca flori e kam per dite te zeza.
Kur u merzit bota me republike- se e mire eshte jahnija po shahet cdo ditehellip- mblidha perseri miletne dhe thirra Popull kreshinik
Isaf bre me republike Ne freng nuk jemi po shqiptare bre Ne duhet te jemi mbreteri si ne kohen e Skenderbeut edhe po sfituam boten ja une keto mustaqe i hedh ku te doni Pra poshte republika e rrofte mbreterija
Me nje here u ngrita e hoqa nje tel ne Tirane se eshte mbledhur populli e kerkon mbreteri.
Me mbreteri me vajti mjaft mire bereqaversen se kisha mjaft allish-verish. Cunat i dergova me burse ne Evrope mallin e shtova bera ca ndertesa te reja e napolonat me gjel i mblodha ne kotec te tyre.
Po njeriu merzitet dyke ngrene per dite pilaf e hoshaf. Edhe une e pashe se populli u merzit me mbreteri. Cte bej A te kethehemi prape ne republike Jo Atehere haj te behemi prape perandori kombetare Si pashe se u qelb puna e nuk paguhen rrogat e pensionet u ngrita e i hoqa nje tel Duces te vije me axhele te na shpetoje nga tiranija.
Kur ardhi Italija me gjet maje ballkonit veshur teptil si lugat.
-Mir se ardhte o shpetimtare te ketij populli kreshnik pa breke- thirra une. Jemi krenalte te quhemi te poshter e te hyjme nene zgjedhen tuaj fisnike. Po amani ca para se u fikme
Pastaj si e do puna thirra
Duce Duce Duce
Evviva
Qe aty hypa ne automobile teptil me devize se bashku me te tjere shoke patriote kombetare kreshnike hypme ne pampor te ujit e dualme ne Rome. Kuroren e Skenderbeut ia dhame Viktorbeut edhe na i mbushi xhepat me napolona.
Vajta me shoke ne Ducja edhe dualme ne resme bashke. Po keto resme tahsi duhen djegur se na bejne rezil ne gazete.
Me ate resme jam bere mimic me kaqe gjenerale edhe kolonele italiane edhe kam fituar napolona shume. Ushqimet e ushterise une i kasha nozullimet une gazin une
Cte them tre a kater vjet puna me vajti maje me maje gjersa u ngritne ca jezite e ma prene yryshne patriotic.
Tashi Viktorbeu ra.
Kuroren ia mora prape se vella me babane nuk e kasha as Viktorbene e as Duce-vezire. Edhe atij paraja iu unj e iu be kartehellip
Si patriot qejam pres t ashes edhe nje here kush jep me shume.
Une kater a pese telegrame sipas punes i kam ne xhep.
Sa te ndreqet puna vete edhe ia heq atij qe do vije pas Viktorbeut edhe do mbaj nje fjale qe do te cuditet bota.
-Me pyete czanat kam
- Zanat Ske turp te me pyesesh kesilloj Czanat te kem kur jam patriot kombetar Ky eshte zanati im
Poezia e shkruar ne muajt e fundit para se te vdiste me mars lsquo67
Nate
E caj stuhine porsi studi-
Per ju per ju o zogjte e mij.
Nga helm i jetes qe jeten merr
Ju nxjerr mjalte dhe sheqer.
Kjo llamb e ndezur ndricon gjer von
Babaj i krrusur punon punon.
Ju vriten syte-kini durim
Ja edhe pak pastaj pushim.
Por ja papritur neper gedhenj
Ze sharr e fjales moti u vrenjhellip
Fjaloret hapen i zymti qiell
Dalengadale serish u kthiell.
Kalojne oret sdegjohet ze-
Puno dhe me puno dhe me-
Me thote shpirti. Dhe ja punoj
Te fundit faqe po e mbaroj.
Tradita
Jam adhuronjes pa rezerva i traditave te vendit. Aresyet jane te shumta. E para se tradita na shquan nga popujt e tjere. Te dyten dhe te treten i harrova po mjafton e para.
Pra jam adhuronjes i traditave te vendit qe na shquajne nga vendet e popujt e tjere te cilet me do e mos jane te poshter e barbare.
Tradita e vendit tim e do qe kur behet dikush minister te veje gjithe populli ne dikasterin perkates per urimet e rastit. E do se do e quan te mencme a budalla e quan te ndershme ose jo- per te uruar duhet te vesh ta urosh. Kjo qe te kesh neser deren celur per do-nje favor personal ose te do-nje miku ose te do-nje miku te mikut- si e do tradita e vendit. Po te jesh i afermi i ministrit shtrohesh ne kolltuk te bute edhe ben muhabet dyke pire kafe e duhan se punet e Dikasterit vene vetehellip kurse pot e jesh vetem turme kenaqesh me nje cigare e me nje shkembim buzeqeshje te embel si hallva e si kadaifi bashke. Fundi i fundit mor zotni ti nuk vete per cigare po qe ta dije Ministri se je ne jete se e urove si i the Shkelqese dhe dora dores kaqe mjafton.
Me ane tjater tradita e do qe vendi te kete buxhet- qofte edhe se arka ska nje metelik.
Dhe tradita ska si te shkelet
Gjith tradita e do qe ne buxhet tejene shkruar shpenzimet per nje vit. Po per fat te keq viti eshte i gjate fort dhe durimi yne i shkurter fort. Pra ministry ne eshte minister me zile e jo frikacak i ndercme lipset te beje dy gjera a ti marre fondet e nje viti qe ne muajin e pare b ti prishe sapo i perlau.
Kete e lejon tradita edhe tradita nuk shkelet.
Sprish pune ne mbeten 11 muajt e tjere pa fonde. Qellimi i buxhetit dhe i qeverimit u prek si e do tradita kombetare.
Pikat e mesiperme duhen vene ne zbatim aq me fort se mund te bjere qeveria dhe kuptohet nje qeveri qe ik nuk lipset ti lere qeverise qe vjen asnje leke ne arke.
Tradita e do qe bosh e mora bosh e lashe.
- e cnxora prisha Fund i fundit mor zotni vete i mblodha vete i harxhova
Pra ne se nje qeveri ha fondet e nje viti ne nje muaj a dy tradita e do qe qeverija tjater te krijoje fonde te tjera gjith per nje vit e ti marre qe ne fillim ne xhep pse ne arkt dikasteriale-private per ti shpenzuar brenda nje muaji. Kur ne nje vit kemi kater a pese qeveri kjo do te thote kater a pese lumturi buxhetore
Kuptohet se shtesat edhe bartjet e fondeve jane bashke
Ska lumteri me te madhe se atehere kur nderrohen qeverite
Pasurohen kaqe njerez- vete edhe miqte-mbulohen kaqe halle boshatiset arka e madhe edhe mbushen arkat e vogla.
Sepse tradita e do qe kur vjen nje minister i ri te filloje me favored he kur ik ta mbylle gjestionin gjithe favore. Vecanerisht kur ik duhet te jete dore-hapur per buon uscita e me fort qe ministry-trashegimtar te trashegoje arken bosh.
Keshtu e do tradita edhe tradita nuk duihet shkelur
Sepse e para tradita na shquan nga vendet e popujt e tjere qe jane me do e mos barbare edhe te poshter dhe sepse e dyta e treathellip
Ishallah kemi cdo muaj nje qeveri qe kesilloj kombi te jete i lumteruar me cdo muaj.
Ishallahhellip
Ishallahhellip