E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mark Marku: Mbledhjet e PD-së si të byrosë komuniste? Pak a shumë, është e vërtetë

Share

Largimi i Gazmend Oketës nga Partia Demokratike, nga kolegu i tij demokrat Mark Marku konsiderohet si një vendim personal, që vjen prej pakënaqësive brenda partisë. Por sipas Markut këto pakënaqësi nuk duhet ta çonin kurrsesi në divorc.

Sa i përket krahasimit të Oketës se mbledhjet e grupit janë si ato të byrosë politike gjatë regjimit komunist, Mark Marku përgjigjet kështu.

Është pak a shumë e vërtetë, ka një lloj anomalie në funksionimin e këtyre mbledhjeve. Por kjo sa problematikë e lidërve është dhe problematikë e individëve, tha ai.

Por a e rrezikon partia e re PD-në?

Nuk besoj se cënon statusin e PD-së, ndërsa për nga rëndësia e kësaj partie mbetet për t’u parë në vazhdim./ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›