Marok fiton Partia Islamike e Moderuar
Partia Islamike e Moderuar marokene “Drejtësi dhe Zhvillim”, ka fituar në zgjedhjet e para parlamentare të zhvilluara në Marok që nga protestat pro-demokratike që u mbajtën në fillim të këtij viti.
Sipas rezultateve, Partia Islamike ka fituar 80 vende, bëri të ditur ministri i Brendshëm.
Më herët, kreu i partisë Abdelilah Benkirane, kishte thënë se partia e tij do të fitonte 90-100 vende.
Pas shpalljes së rezultateve, ai e falënderoi popullin maroken që votoi partinë e tij.
Sipas kushtetutës së re të miratuar në korrik, mbreti Mohamed 4 duhet të caktojë tani kryeministrin nga partia që mori shumicën.
Mbreti po ashtu, ka fjalën e fundit për çështje që lidhen me mbrojtjen, sigurinë dhe besimin.
Në këto votime, u thirrën rreth 13.5 milionë marokenë.
Pas Tunizisë, partia për drejtësi dhe zhvillim, do të ishte partia e dytë islamiste që do të udhëhiqte një vend në Afrikën Veriore.
Ministri i Brendshëm tha se rezultatet përfundimtare do të anonçohen në 27 nëntor.