Marketing me porosi
Prezantohet dokumenti strategjik per marketingun e trashegimise kulturore. Nje studim i pathelluar i mbushur me shifra dhe statistika qe anashkalojne prioritetet.
Arkeologu Neritan Ceka Keto jane studime per doktoratura
Konferenca Kombetare per Marketingun Kulturor prezantoi dje ne Tirane nje dokument strategjik per marketingun ne fushe te kultures nje plan veprimi dhe koncepti Vizitoni Shqiperine 2012 te pregatitura nga kompania angleze Tourism Development International TDI. Strategjia u prezantua per rreth 3 ore nga hartuesit e saj perfaqesuesi i TDI-se Peter Mac Nulty dhe perfaqesuesi i Agjencise se Turizmit ne Shqiperi ATA Genc Metohu.
Kryeministri i vendit Sali Berisha ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj dhe ambasadori i Spanjes ne Shqiperi Manuel Montobbio kishin lene nderkaq podiumin qe e mbajten me fjalime per rreth 1 ore per thesaret vlerat e rralla te trashegimine kulturore e shpirterore qe mund ti ofroje Shqiperia nje te huaji. Kryeministri siguroi qe edhe shkrimet e gazetave te huaja per turizmin shqiptar qe po vershojne keto kohe nuk jane programuara nga ne ato vijne spontanisht.
Ne kohen kur filloi prezantimi i strategjise e kur pritej nje diskutim me konkret per vlerat e trashegimise kulturore te gjithe nepunesit e institucioneve te kultures te pranishem si rrallehere ne nje takim si ky bashke me kreret e tyre firuan nje e nga nje nga salla.
Nese burokratet do zevendesoheshin nga studiuesit apo specialistet e trashegimise kulturore atmosfera e konferences nuk do ishte aq e plogesht.
Por edhe ne keto kushte prezantuesit e strategjise e cuan deri ne fund punen e tyre leximin e ceshtjeve kryesore te dokumentit. Ai eshte pjese e programit Trashegimia dhe kultura per Zhvillimin Social dhe Ekonomik i financuar nga Fondi Spanjoll per arritjen e objektivave te Mijevjecarit qe po zbatohet nga UNESCO dhe UNDP ne bashkepunim me Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Ministrine e Jashtme.
U fol per objektivat vizionin kategorite e te huajve qe vizitojne Shqiperine
mjetet qe duhen perdorur per nje marketing sa me efikas si duhet shfrytezuar trashegimia.
Ne kete dokument dominonin shifrat statistikat tabelat qe projektoheshin ne nje slide show qe flisnin per numrin e turisteve ne perqindje te ndare ne kategori direkt te interesuar per kulturen te interesuar per kulturen por edhe per argetime te tjera turiste kulturore te rastesishem.
Nulty beri nje ndarje mes objekteve siteve kulturore qe jane dhe qe nuk jane gati per tregun. Ato qe jane per tregun plotesojne kriterin e infrastruktures pozites gjeografike atraktivitetit.
Ne grupin e produktit kulturor qe do e josh vizitorin e huaj benin pjese sitet e trashegimise te mbrojtura nga UNESCO Rruga Egnatia Kenga Polifonike festivalet popullore kuzhina e vecante etj. Nuk u fol gjekundi per monumente te tjera te kultures site arkeologjike qe mbartin vlera si duhen bere ato te vizitueshme si duhen mbrojtur cilet njerez japin informacion ne keto site. Per keto probleme autoret e strategjise heshten.
Perfaqesuesi i ATA Genc Metohu u ndje ngushte kur ne ekranin e projeksionit u shfaqen per nje cast anet e dobeta ne ruajtjen e kesaj trashegimie.
Me tej u prezantua Vizitoni Shqiperine 2012 nje fushate marketingu tek e cila dukej se ishin hedhur te gjitha idete dhe energjite e hartuesve.
U bisedua qe nga modelet e fletushkave pankartave e teknologjia e fundit qe duhej perdorur ne pergatitjen e tyre si duhej ndryshuar faqja aktuale e internetit detaje keto qe i bene edhe me te paduruar te pranishmit para pushimit te drekes.
Para se te gjithe te largoheshin per 15 minuta pushim fjalen e mori arkeologu Neritan Ceka qe kerkoi te behej transparente fatura e shpenzuar per pergatitjen e ketij studimi kush ka marre pjese ne te Nuk degjova nje gje esenciale. Si eshte gjendja e kesaj trashegimie pyeti Ceka hartuesit e programit duke iu kujtuar qe studime te tilla jane bere me shume se 20 ne Shqiperi por rrine sirtareve te ministrive dhe nuk i lexon askush. Tani duhen krijuar modele konkrete jo studime te cilat nuk i lexon asnjeri. Keto jane studime studentesh ne tema doktoraturash pa para. Duhet shqyrtuar ceshtja e transparences Kush punon sa harxhohet sepse ne fund te fundit qofte edhe dhurate e qeverise spanjolle duhet ti themi falemnderit popullit spanjoll dhe jo nje grupi qe ben studime perfundoi arkeologu.
Kjo strategji mendohet te zbatohet ne dy vitet e ardhshme.