"Dino me puthi ne buze"
Tirane - Deshmitari i vetem i sjelle nga mbrojtja ka deklaruar dje,se i pandehuri David Bruan ishte sjelle si nje baba me te. Duke mohuar se kishte pasur dijeni per abuzimet qe ishin kryer ne qender, deshmitari, Flamur Kovaci ka treguar nje nga momentet qe te tjeret kishin abuzuan me te. "Ishte ora 20:30 dhe ishim mbledhur vetem cunat e medhenj. Nace, keshtu sic e therrisnin ne Janaq Papaleken, erdhi bashke me Dinon dhe urdheroi tre nga djemte qe qene aty te me kapnin nga duart e kembet. Une nisa te bertas dhe te me linin te qete, kur Dino me puthi ne buze", ka deklaruar dje perpara gjykates Kovaci. Trupi gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtarit Gerd Hoxha, i ka kerkuar deshmitarit te tregoje personat e tjere qe e kishin shtrenguar, ne menyre te tille qe ata te vihen perpara pergjegjesise penale. Mesohet se pervec Naces, te pandehurit Dino Christodoulu deshmitari ishte mberthyer nga kembet e duart por te mos levizur nga shoket e tij te qendres Eduart Rexhepi, Bashkim Rame, Gazmend Berisha. Keta te fundit do te perballen me deshmitarin per te sqaruar edhe me rrethanat e kesaj ngjarjeje. Nga ana tjeter, Kovaci ka treguar marredheniet e tij me te pandehurin David Braun. "Davidi eshte sjelle me mua si nje baba i vertete, me ka shkolluar, me ka mesuar anglishten dhe me ka gjetur punen ku jam edhe sot", ka vazhduar se treguari ai. Sipas tij dy nga femijet, Denis Aliu dhe Anton Qoshi, per te cilet akuza ka prova se ata jane dhunuar seksualisht nga i pandehuri, ishin trajtuar nga i pandehuri shume mire. "Denisi e therriste Davidin baba dhe jo ne emer", ka vazhduar Kovaci. I pyetur nga gjykata se kush merrej me larjen e femijeve te vegjel, deshmitari ka bere me dije se femijet deri ne moshen 10 vjec, djem, i lante Davidi ne banjen e katit te dyte te qendres, ndersa te tjeret laheshin vete. Flamur Kovaci ishte deshmitari i vetem i mbrojtjes pasi deshmitaret e tjere, Antoneta Zotaj, Alan Mojer, Boring Spirngthing per arsye familjare kane refuzuar te vijne per te deshmuar ne kete proces. Ne fund te seances i pandehuri i ka bere kerkese gjykates qe Prokuroria te paraqiste si prova disa transkriptime te tablateve telefonike. Sipas te pandehurit ne keto biseda ai kishte folur ne telefon per 7 ore me radhe me femijet e mitur midis tyre edhe Denisin, i cili sipas te pandehurit kishte kerkuar vete qe te kontaktonte ne telefon me te. "kerkoj qe Prokuroria te vere ne dispozicion keto biseda, tablate telefonike te cilat mi ka sjelle ne burg prokurori", i eshte drejtuar i pandehuri gjykates. Kryesuesi i trupit gjykues, Gerd Hoxha i ka sqaruar te pandehurit se ne fashikullin e gjykimit nuk ka tablate te tilla,
sic pretendonte ai, pasi prokuroria ka sjelle si prova vetem ato akte qe ai i ka cilesuar si prove ne kete proces gjyqesor. Nga ana tjeter gjykata i ka vene ne dispozicion mbrojtjes 5 fleta ne te cilat ishin perkthyer ne gjuhen shqipe kartelat klinike te Denis Aliut dhe Anton Qeshollit, per te cilat te dyja palet do te shprehen javen e ardhshme.
Redinalda Caushaj
sic pretendonte ai, pasi prokuroria ka sjelle si prova vetem ato akte qe ai i ka cilesuar si prove ne kete proces gjyqesor. Nga ana tjeter gjykata i ka vene ne dispozicion mbrojtjes 5 fleta ne te cilat ishin perkthyer ne gjuhen shqipe kartelat klinike te Denis Aliut dhe Anton Qeshollit, per te cilat te dyja palet do te shprehen javen e ardhshme.
Redinalda Caushaj