Gorbaçov nuk e anuloi vizitën pavarësisht operacionit në sy
I ftuar nga Presidenti i Federatës së Shahut, ish-kreu i Bashkimit Sovjetik, do t’i dorëzojë sot titullin Kampion bote për femra në Pallatin e Brigadave kinezes Hou Jifan
Finalet e titullit kampion bote për femra në shah, që janë zhvilluar gjatë muajit nëntor në Tiranë me mbështetjen e presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, Rezart Taçit, do të kulmojnë sonte në mbrëmje në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave, ku ish-lideri i Bashkimit Sovjetiv dhe më pas presidenti i Rusisë, Mikhail Gorbaccov, do të kurorëzojë kinezen Hou Jifan si kampione të botës. 17-vjeccarja Jifan fitoi 3 dhe barazoi 5 ndeshje nga 10 në program me rivalen e saj, indianen Humpi Koneru, duke grumbulluar në total 5,5 pikë.
Programi i ish-presidentit rus
Mikhail Gorbaccov do të mbërrijë në Tiranë me udhëtimin ccarter nga Moska me avionin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, biznesmenit Rezart Tacci. Avioni do të ulet në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 10:00 të paradites së sotme. Gorbaccov do të pritet nga Rezart Tacci dhe në vijim të orëve të qëndrimit të tij në Tiranë do të kryejë dy takime me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topallin. Gorbacovv do të akomodohet në hotel “Sheraton” dhe në orën 19:00 do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të trofeut, kinezes Hou Jifan. Ceremonia do të mbahet në “Pallatin e Brigadave”, ku ish-lideri komunist do të mbajë edhe fjalën e rastit.
Por Gorbaccov, i tërhequr prej dekadash nga jeta politike, nuk ka aspak misionin e një politikani në vizitën e tij një ditore në Tiranë. Politika e tij e vetme është mbështetja e sportit të shahut dhe masivizimi i tij edhe në shkolla. Gorbaccov do t’ia bëjë këtë kërkesë personalisht kryeministrit Berisha. Me statusin e “kumbarit” të shahut, Mikhail Gorbaccov, 81-vjecc, nuk e anuloi vizitën në kryeqytetin e Shqipërisë, pavarësisht se në datën 2 nëntor ka kryer një operacion në sy.
Cili është Mikhail Gorbaçov
Mikhail Sergejeviç Gorbaçov lindi më 2 mars 1931 në Privolnoe, Stavropol, Rusi. Ai u lind në një familje që merrej me agrikulturë. Në vitin 1950 fitoi të drejtën e studimit në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe pesë vjet më vonë u diplomua në Fakultetin e Ligjeve. Vijoi studimet për një diplomim të dytë për Ekonomi Agrare në Universitetin e Stavropolit, afër familjes së tij dhe rreth vitit 1967 anëtarësohet në Partinë Komuniste. Në këtë periudhë njeh gruan e tij të ardhshme, Raisa Titarenko, me të cilën jeton deri në vdekjen e saj nga leucemia, në shtator 1999. Në vitin 1970, nisi karrierën politike me një emërim si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në Stavropol. Në vitin 1979 transferohet në Moskë dhe futet në Byronë Politike të Partinë Komuniste. Garant i tij ishte Jurij Andropov, ish-shef i KGB-së dhe me origjinë nga i njëjti qytet, Stavropol. (Para vdekjes së tij, në 1984, Andropov e promovon për në krye të Partisë). Gjatë kësaj kohe, Gorbaçov bën udhëtime të shumta jashtë vendit, gjatë të cilave mendohet se u reformua edhe mendimi i tij politik. Me vdekjen e Kostandin Cernenkos, në 11 mars 1985, Gorbaçov zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Partisë, detyra më e lartë në hierarkinë e vendit komunist. Që në vitin 1986 (Kongresi 27-të i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik) ai hedh projektet e tij, që çuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, si Gllasnost (Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), Uskorenie (Ndezja e Zhvillimit Ekonomik). Politika e Gorbaçovit ndaloi avancimin e garës për armatim mes SHBA-së dhe BS-së, që po shkonte drejt rrezikut të pashmangshëm të një lufte bërthamore. Në 11 tetor 1986, u duk qartë që në BS po frynte një erë ndryshe. Gorbaçov takon presidentin amerikan, Regan, në Rejkjavik, Islandë. Në 1987, firmoset traktati për eliminimin e armëve nukleare dhe një vit më vonë, Gorbaçov hedh poshtë publikisht "doktrinën Brezhnjev" duke lejuar vendet e Bllokut të Lindjes, për t'u kthyer në demokraci. Eliminimi i sistemit të "shteteve komuniste satelite" të BS-së, e çliroi këtë të fundit, edhe nga shpenzimet e papërballueshme ushtarake. Bashkë me Ministrin e tij të Jashtëm, Eduard Shevarnaxe, Gorbaçov ndërmori paralelisht edhe tërheqjen e trupave ruse nga Afganistani. Në 1988, Gorbaçov merr edhe detyrën e Kreut të Shtetit. Në mars 1990, Kongresi i Përfaqësuesve të Popullit (pas zgjedhjeve të para demokratike) e zgjedh Gorbaçovin president. Po këtë vit, ai merr çmimin "Nobel për Paqen". Në dhjetor të vitit të ardhshëm, Gorbaçov jep dorëheqjen.