E Diel, 1 Nëntor 2026

Marko Dajti: Negociata me Ramën për bustin e Enverit dhe hashashin. Vendet e huaja e shikojnë Shqipërinë si kopësht zoologjik

markoKryetari i Partisë së Punës  së organizuar, Marko Dajti, sqaron një nga pikat e programit të kësaj partie , atë të licensimit e të kultivimit për qëllime mjekësore  dhe industriale  të Cannabis sativa.

Parimet e partisë sonë  udhëhiqen nga interesa  më të larta  të qytetarëve dhe të vendit. Ato nuk janë as dogma as tabu. Në rastin konkret  ne gjykojmë se është e dobishme  të  ndjekim rrugën që  na tregojnë vendet e  qytetëruara , të cilat kanë një praktikë  të mirë në drejtim të licencimit të kultivimit dhe tregtimit  të kanabisi, ndërsa  kjo bimë  si dhe kërpi industrial mund të konsiderohen si burim i fuqishëm  ekonomik për vendin. Nga na tjetër, vetë dështimi i qeverisë  në këtë luftë na tregon  se duhet ndryshuar startegjia. Ishte pikërisht dështimi në shkallë globale i luftës kundër kundër kanabisit që i detyroi vendet e zhvilluara që përmenda  më sipër të  gjejnë  një rrugë tjetër: atë të licencimit, pra  kultivimit dhe  tregtimit të kontrolluar të kësaj bime-shprehet Dajti.

Spas tij për realizimin e  kësaj ideje, Kundërshitimet do të jenë më të mëdha jashtë  Shqipërisë , sesa brenda . Vendet e  huaja janë mësuar ta shohin Shqipërinë  si një  kopsht zoologjik, ku politikanët e huaj vijnë dhe japin direktiva.Ndërsa qeveritarët shqipatrë  i pranojnë  dhe kur janë të dëmmshme për shqipatrët. Edhe në këtë rast, shqetësimi më i madh  do të jetë nga vendet perëndimore  që janë mësuar që këtë mall e marrin kontabandë me ndihmën e miqve shqiptarë në politikë. Natyrisht edhe kontatrabandistët  me mbështetje politike do të bëjnë lobingun  e tyre për mos miratimin e këtij ligji- nënvizon Dajti për gazetën Panorama

Dajti thekson  se me Ramën bën koalicion  nëse do të ketë negociata për  bustin e Enverit dhe hashashin, dhe ndonëse të pamoralshëm e konsideron të dobishëm nga ana praktike koaliconin PS-LSI./A.Xh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›