Majko për bashkimin PS-LSI: Për hir të familjes sime politike di të hesht, por jo ti them derrit dajë
Një prej drejtuesve të lartë të PS-së, Pandeli Majko, që ka qenë kundërshtar i ashpër për bashkimin me LSI-në, ka thënë se për hir të familjes sime politike di të hesht por jo ti them derrit emrin dajë. Reagimi I deputetit socialist vjen pas një shkrimi të botuar në një të përditshme, në të cilën ai citohet sikur ka thënë që bashkimi PS-LSI është historik.
Sot gazeta Shekulli ka nxjerrë një deklaratë të cilën unë nuk di ta kem dhënë. Titulli i saj ishte Kualicionin PS-LSI e thirri në skenë historia… Mund të kem thenë mjaft këto ditë prilli por jo këtë deklaratë që citon si titull gazeta (në një sallë të mbushur me emigrantë në Larisa të Greqisë). Unë hyj tek njerzit që për hir të familjes sime politike di të hesht por jo ti them derrit emrin dajë. Në 23 qershor unë do të punoj për fitoren e Partisë Socialiste. Kjo është historike për mua dhe shumë socialistë të tjerë. Dhe padiskutim që nuk jam vetëm në këtë opinion që po shkruaj. Historikja e opozitës sipas meje fillon me largimin e qeverisë aktuale, shprehet deputeti socialist./b.l