E Diel, 1 Nëntor 2026

Marko Van Basten ben gati "portokallinjte"

Trajneri i Holandës, Marko van Basten, ka publikuar emrat e 22 lojtarëve, të cilët do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjet kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë, për kualifikueset e Euro 2008, muajin e ardhshëm. Lojtarët e thirrur nga trajneri i portokallinjve, për ndeshjet e 7 dhe 11 tetorit, janë:
Portierë: Van der Sar (Mancester J), Timer (Fejenord), Stekelenburg (Ajaks)
Mbrojtës: Emanuelson (Ajaks), Heitinga (Ajaks), De Kler (AZ), Jaliens (AZ), Van Bronkhorst (Barcelona), Oijer (Blakburn), Bulahruz (Celsi), Matijsen (Hamburg).
Mesfushorë: Sneijder (Ajaks), Shars (AZ), De Zeuv (AZ), De Jong (Hamburg), Landzat (Uigan).
Sulmues: Babel (Ajaks), Huntelar (Ajaks), Van Persi (Arsenal), Roben (Celsi), Kuijt (Liverpul), Vennegor of Heselink (Sëlltik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›