Tiranë, ekzekutohet me armë 49-vjeçari, dyshohet për hakmarrje

Një 49-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Kavajës në një lokal pranë ambasadës greke ku 49-vjeçari Sulejman Haxhiu është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje ndërkohë që policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.