E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Barroso shumë shpejt në Tiranë, kujdes zgjedhjet

TIRANE- Plot 13 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore të 8 majit, Shqipëria do të vizitohet nga presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso.

Ka qenë vetë kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi i cili në një takim pune informoi  Presidentin e Republikës, Bamir Topi për vizitën e zyrtarit të Lartë të Bashkimit Europian. Gjithashtu në takimin e zhvilluar sot në mesditë ambasadori Sequi ka përcjellë edhe një herë mesazhin: se zgjedhjet e 8 majit janë me rëndësi jetike për Shqipërinë.

“Kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Sekui pasi vuri në pah rëndësinë jetike që zgjedhjet vendore të 8 majit kanë për ecurinë integruese evropiane të vendit tonë, e informoi Kreu e Shtetit shqiptar për vizitën e ardhshme në Tiranë më 21 maj 2011 të Presidentit të Komisionit Evropian, Manuel Barrozo, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar i nivelit të lartë.“- informon zyra e shtypit e presidentit Topi.

Nga ana e tij edhe kreu i shtetit theksoi nevojën e zhvillimit të një fushate sa më të qetë e të civilizuar si dhe mbajtjen me sukses të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe sipas standardeve demokratike.
(Suela Gera/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›