E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Tepelena do kthehet qendër e zhvillimit

TEPELENE-Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot në Tepelenë, kandidatin e “Aleanca për qytetarin” për Bashkinë e këtij qyteti, z. Sevo Mici.
Në fjalën e tij para tepelenasve, Berisha premtoi se qeveria nuk do të ndalet në luftën kundër varfërisë si dhe në rritjen e investimeve që parashikojnë ta transformojnë Tepelenën në një qytete të vërtetë europian ku nuk do të mungojë prodhimtaria.

“Ju bej thirrrje qe me 8 Maj te votoni kandidatet e koalicionit "Aleanca per Qytetarin". Në kater vitet qe vijne investimet do te katerfishohen. se bashku me drejtuesit vendore ne do ndertojme tepelenen e zhvilluar, shqiperine e zhvilluar".

“Në 4 vitet që vijnë do ndërtojmë infrastrukturën më moderne, që Tepelena të jetë turistike, piktoreske, prodhuese, kjo do jetë motoja jonë për 4 vitet që vijnë. Do bëjmë gjithcka të shfrytëzojmë pasuritë e Vjosës dhe të rrethit tuaj. Të mbjellim ullinj, sa më shumë arrore sepse kryevepra jonë e madhe është të shndërrojmë Shqipërinë në kopshtin më të madh frutor në Ballkan”.

Kreu i qeverisë theksoi se në 4 vitet që kaluan, qeveria dyfishoi pagat e vogla dhe të mesme, ndihmën ekonomike, u ul papunësia, si dhe u 11 fishua turizmi.

“Ja dolëm të dyfishojmë ndihmën ekonomile rrogat e ulëta dhe rrogat e mesme. Kurrë ndonjëherë në historinë e vendit nuk ka qënë më e sukseshme lufta ndaj varfërisë dhe papunësisë. Por, sërish në Shqipëri ka varfëri, njerëzit marrin me lista dhe unë garantoj ata, se të zgjedhurit tanë do hapin vende pune, kjo qeveri do të bëjë gjithcka, do rrisim ndihmën ekonomike, pensionet, qytetarë dhe qytetarëve të Tepelenës e kudo. Ne do ndërtojmë Tepelenën e zhvilluar”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Tepelena do kthehet qendër e zhvillimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›