Brace: Basha të dorëzojë pasaportat edhe atë amerikanen
TIRANE- Partia Socialiste e ka cilësuar si “jo serioze dhe plot me gabime aritmetikore”, sqarimin zyrtar të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë në lidhje me blerjen e shitjen e shtëpisë në Hollandë nga ana e kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.
“Ne e konsiderojmë faj, mungesën e veprimit ligjor nga ILDKP për deklarimin e rremë të ministrit Basha lidhur me: shitjen e një prej shtëpive të tij të shumta, të shumpërfolurës shtëpi në Hollandë; shlyerjen e kredisë në shumën prej 199 726 euro me para që nuk egzistonin ligjërisht në kohën e deklaruar të shlyerjes së saj”- tha deputeti socialist
Brace tha më tej se opozita është në pritje që 2Basha të përgjigjet për këtë mashtrim, ndërkohë që presim nga ILDKP veprim ligjor për këtë deklarim të rremë.”
Sa i përket cështjes së pasaportës amerikane, PS S dyshon se “është një mashtrim me dokumenta zyrtare për përfitim pasurie”
“Ndaj ne e sfidojmë sot ministrin Basha-vazhdoi Brace “duke e ftuar kandidatin demokrat të dorëzojë pasaportën me numër 0160183! Si dhe gjashtë pasaportat e tjera të poseduara dhe të përdorura prej tij”.
“Të gënjesh në fushatë elektorale është e para për politikanë të llojit “Basha”! Të përfshihesh në mashtrim të shumfishtë nga detyra e ministrit është shkelje e ligjit dhe ndëshkimi i tij është i pari për qytetarët! “- mbylli deklaratën deputeti socialist.
(s.g/BalkanWeb)