Filmat e komunizmit jehone propagande ne Tirane
Tre artiste Ledia Kostandini Enkelejd Zonja dhe austriakja Marlene Hausegger ekspozojne sot ne galerine Zeta nen moton Kthehu/Luaj/Perpara. Instalacion me filmat e vjeter nje reflektim mbi femijerine dhe figuren e pionierit dhe nje instalacion mbi deshirat e shqiptareve per te udhetuar pa viza
Nje mur i crregullt me tulla te bardha dhe siper tij nje cikel pikturash qe te duken sa te njohura dhe te panjohura. Jane personazhe apo skena nga filma te vjeter shqiptare. Pervec batutave qe te vijne natyrshem se dyti te kujtojne komunizmin. Jane punet qe Ledia Kostandini prezanton ne kuadrin e ekspozites Kthehu/Luaj/Perpara nje kerkim dymujor i artisteve rezidente te Institutit te Artit Bashkekohor. Se bashku me Enkelejd Zonjen dhe artisten austriake Marlene Hausegger ekspozojne sot ne galerine Zeta. Ledia Kostandini i ka ndare qarte keto personazhe te se shkuares permes ngjyres se bardhe e te zeze me te cilen i ka pikturuar. Ne sfond ka skena shumengjyreshe here Hollivudi e here televizive. Ky i Ledia Kostandinit eshte nje reflektim ne dy kohe ne Shqiperine komuniste dhe ate europiane ku propaganda eshte filli qe i bashkon.
Ne ndertim te Atdheut eshte cikli i pikturave me te cilat ju prezantoheni ne kete ekspozite. Si lindi ideja
Gjate ketyre dy muajve pergatitore se bashku me dy artistet e tjere pjesemarres ne kete ekspozite ne biseduam per temat e ndryshme qe secili kishte ndermend te realizonte. Sigurisht ideja nuk lind papritur dhe ne nje moment te caktuar. Ajo nis e formohet pergjate eksperiencave jetesore qe kalon. Kete projekt e kam pasur ne mendje kohe me pare dhe ne te vertete nuk di te them se si filloi. Jane imazhe televizive ku shfaqen copeza te ndryshme te historise. Ndodh qe ne nje moment te ndalesh e te reflektosh mbi to.
Ju keni perdorur momente apo personazhe te filmave para lsquo90-s por jo si fotografi por si pikture. Vec anes artistike keta filma mbartnin edhe propaganden e asaj kohe. Cfare reflektojne te sjelle sot
Kam zgjedhur keta filma apo keta personazhe sepse jane shume te njohur per publikun e njekohesisht mbartin me vete edhe nje histori te caktuar. Une i shoh me kureshtjen e nje femije sepse e tille kam qene kur ra regjimi por njekohesisht me duken edhe pak komike per kohen e sotme. Nese futesh ne brendine e ketij filmi nuk mund te mos pyesesh veten se si mund te transmetohet ky film ne nje kohe qe nderrimi i kanaleve te con ne realitete nga me te llojllojshmet. Sigurisht qe motivet e filmave shqiptare te komunizmit me ndihmojne te them dicka edhe per kohen ku jetojme. Jane pretekste qe me ndihmojne mua si artiste te shprehem. Ne teresi lidhen me imazhin dhe rolin e medias ne ditet e sotme. Eumlshte nje veshtrim ne dy kohe qe barasvleresohet ne nje pike propaganden. Ashtu si edhe atehere ka edhe sot propagande pavaresisht faktit se kujt i sherben.
Nga pikepamja e nje artisteje si eshte Shqiperia ne keto dy kohe
Ne punet e mia kam bere nje paralelizem mes dy koheve sepse nese ndalon dhe sheh me kujdes te duket sikur dy kohet qendrojne serish shume afer me njera-tjetren. Kjo mund te duket absurde por shpesh kemi ndjesine se pasqyrohen te njera-tjetra. Duket sikur te njejtat skena te komunizmit i shohim edhe ne ditet e sotme. Keshtu nisin refleksionet mbi keto epoka qe kemi kaluar. Nga ana tjeter jane shume te ndryshme. Kontrasti i ngjyrave i diferencon ne punet e mia. Nga ana tjeter cdo pikture shoqerohet me nje audio ku nuk ka pasterti zeri por mbivendosje. Batutat qe me kane interesuar nga filmat shqiptare i kam perziere me kronika lajmesh per te dhene pikerisht kete atmosfere dhenie-marrjesh mes dy koheve.