E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjerak Karaiskaj nje liber mbi fortifikimet ne Shqiperi

Promovimi Prezantohet botimi i specialistit te monumenteve te kultures

Ne nje takim me studiues dhe dashamires se trashegimise eshte prezantuar dje libri i specialistit te monumenteve te kultures Gjerak Karaiskajt. Fortifikimet e antikitetit te vone dhe mesjetar ne Shqiperi eshte nje pune disavjecare e Karaiskajt. Ne 375 faqet e ketij studimi botuar ne Hamburg jepen te dhena te sakta mbi fortifikimet e antikitetit te vone dhe fortifikimet mesjetare ne Shqiperi. Ky projekt ka nisur qe ne vitin 1992 kur Gjerak Karaiskaj mori nje burse nga fondacioni Henkel nje komision i te cilit vendos edhe per bursat qe u jepen librave shkencore qe mund tu sherbejne studenteve gjermane. Meqenese kisha ne dispozicion vetem nje vit kohe nuk arrita ta perfundoja kete botim. U zgjat ne kohe per shkak te pamundesise financiare per ta botuar. Tashme vjen i plotesuar edhe me te dhena te koheve te fundit shprehet Karaiskaj. Nje kapitull i vecante i ketij libri i kushtohet antikitetit te vone ku trajtohen edhe probleme te parrahura me pare. Elementet e ndryshme te fortifikimit kushtet historike elementet veneciane apo bizantine etj. vijne te trajtuara me hollesi teknike ne kete liber i shoqeruar edhe me nje album fotografik. Karaiskaj shprehet se ky botim u vjen mjaft ne ndihme studente por edhe restauruesve per shkak se dokumenton monumentet ne nje gjendje te meparshme dhe ndryshimet qe ka pesuar nga koha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›