E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marnhac: Veriu është i kapur nga politika

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac ka kërkuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare që të bëjnë lëvizje politike për veriun, në mënyrë që të shmanget dhuna dhe tensionet në këtë pjesë të vendit. Shefi i EULEX-it ka thënë se misioni i tij nuk do të zmbrapset, pavarësisht sulmeve nga grupet kriminale në veri ndaj njësive të policisë së EULEX-it.
 

Marnhac ka shtuar se nuk e ka ndërmend që të tolerojë sulmet, mirëpo sipas tij, realiteti në terren e bën të vështirë që të bëhen hetime të mirëfillta. Duke folur për arrestimet e fundit të zyrtarëve të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorime të detyrës zyrtare, Marnhac ka thënë se duhet të bëhen dallime nga çështjet politike me ato që kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit.
 

Vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri në qershor 2014, shefi i misionit të BE-së e ka cilësuar sukses dhe rikonfirmim i mbështetjes politike për praninë e EULEX-it në Kosovë
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›