E Diel, 1 Nëntor 2026

Marok, dy gazetarë nën akuzë për ofendim ndaj familjes mbretërore

Botuesi i një të përditshmeje marokene dhe karikaturisti i saj u paraqitën sot përpara gjykatës. Gazetarët vendas e kanë cilësuar këtë proces gjyqësor si pjesë e një presioni të paprecedentë të qeverisë ndaj shtypit.
Ky është gjyqi i tretë që zhvillohet ndaj gazetarëve marokenë në 15 ditët e fundit.
"Jemi këtu si pjesë e një masakre në vazhdim kundër shtypit të lirë,"- deklaroi Taoufik Bouachrine, botuesi i gazetës "Akhbar al Youm", e përditshmja e dytë më e madhe në gjuhën arabe në Marok, dhe karikaturisti Khalid Gueddar.
Një muaj më parë gazeta publikoi në faqen e parë një karikaturë të njërit prej anëtarëve të familjes mbretërore gjatë ceremonisë së dasmës së tij me një gjermane.
Qeveria deklaroi se karikaturat përbënin fyerje ndaj familjes mbretërore dhe përmbante një yll të Davidit. "Përdorimi i Yllit të Davidit reflekton një prirje drejt anti-semitizmit," -thuhej në deklaratën e qeverisë.
Të dy të akuzuarit i mohuan kategorikisht akuzat.
Qeveria deklaron se është e përkushtuar për të ndihmuar demokracinë dhe shtypin e lirë. Ajo i ka akuzuar publikuesit e gazetave të pavarura se po vendosin diktaturën e një shtypi nihilist, që nuk ka respekt për institucionet e shenjta të mbretërisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›