Shqiptarët rrisin konsumin e energjisë elektrike

Shqiptarët konsumojnë gjatë verës rreth 21 milion kw energji elektrike që është e njëjta sasi e shpenzuar edhe në pikun e dimrit.
Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare Ëngjell Zeqo deklaron se temperaturat e larta kanë shtuar konsumin por në të njëjtën kohë kanë ndikuar edhe në një rënie të nivelit në hidrocentrale. Megjithatë situata e prodhimit të energjisë elektrike paraqitet positive për shkak të rezervave të krijuara.
Ndërkohë sipas drejtorit të KESH-it nëse kompania CEZ shpërndarje vashdon të marrë energji për të mbuluar humbjet në rrjet pra më shumë se sa është përcaktuar, vjeshta parashikohet e vështirë.
Aktualisht KESH prodhon energji vetëm për nevojat e vendit. Ndërkohë që digat e HEC-ve kanë filluar tashmë remontet për prurjet në mënyrë që dimri të jetë i sigurt nga përmbytjet.