E Diel, 1 Nëntor 2026

Marok, tragjedi gjatë një festivali

11 të vdekur dhe më shumë se 40 të plagosur: ky është bilanci tragjik i një incidenti të ndodhur orët e vona të së shtunës gjatë një festivali të muzikës etnike që zhvillohej në Rabat, kryeqytetin e Marokut. Tragjedia ndodhi nga rënia e një rrjete metalike në çastin kur turma e spektatorëve po i drejtohej daljeve të stadiumit Haj Nahda, ku rreth 70 mijë të pranishëm kishin ndjekur këngëtarin Abdelaziz Stati. Viktimat vdiqën të shkelur nga këmbët e turmës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›