E Shtunë, 31 Tetor 2026

18 ushtarë amerikanë, me gripin e derrave

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se 18 ushtarë amerikanë të vendosur në Kuvajt kanë rezultuar pozitivë ndaj testeve për gripin e derrave. Bëhet fjalë për rastin e parë të shfaqjes së virusit në Gjirin Persik që nga çasti i shpërthimit të kësaj epidemie përpara një muaji në Meksikë. Një zëdhënës i autoriteteve shëndetësore kuvajtiane tha për agjencinë e lajmeve AFP se personeli i infektuar qe larguar tashmë nga territori i vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›