Një "Natë e Flamengos" në Tiranë
Një aktivitet i veçantë do të mbyllë sot në Tiranë vjeshtën kulturore spanjolle. "Nata e Flamengos" do të sjellë në kryeqytet, në sallën "Black Box" të Akademisë së Arteve, ora 20:00, një nga këngëtarët më përfaqësues të flamengos spanjolle Duquende, shoqëruar nga kitarat e Chicuelo dhe Armando Orbón. Hyrja për publikun do të jetë falas. I lindur në Sabadell (Barcelonë) më 1965, Duquende u zbulua në moshën nëntëvjeçare nga këngëtari i famshëm, Camarón de la Isla. Ka punuar me kitaristë emblematikë si Tomatito dhe Paco de LucÃa, që gjithashtu kanë shoqëruar edhe Camaran. Gjithashtu, ka zhvilluar një karrierë solisti dhe numëron disa disqe të tij: "Samaruco", "Qawali Jondo" së bashku me këngëtarin pakistanez, Faiz Ali Faiz, "Mi forma de vivir con Chicuelo" (Forma ime e të jetuarit me Chicuelo), si dhe një regjistrim direkt në Cirque d'Hiver të Parisit.