Marotta: Rinovimi tek Juventus, ende nuk ka përfunduar

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se klubi është duke punuar rreth sjelljes së përforcimeve të reja gjatë afatit kalimtar të janarit. Gjiganti torinez bëri ndryshime të mëdha gjatë verës ku përveç përforcimeve të shumta, ndërroi trajnerin dhe hapi stadiumin e ri.
Por, Marotta ka paralajmëruar se rinovimi ende nuk ka përfunduar. “Nuk e mbyllim asnjë derë, jemi duke punuar për afatin kalimtar të janarit. Ekipin aktual si dhe përforcimet e ardhshme duhet t`i vlerësojmë së bashku me trajnerin”, u shpreh Marotta.