Marquez, i pari edhe në provat zyrtare në Silverstone

Ndonëse në sezonin e tij të parë në Moto Gp Marc Marquez po dominon gjithmonë e më tepër klasin 1000. Kampioni në fuqi në Moto 2 përvecse i fortë në garë po shfaqet tepër i shpejtë edhe në xhiron teke duke dominuar vazhdimisht rivalët e tij. Këtë herë në Silverstonë 20-vjecari nga Katalonja iu hoqi cdo dyshim konkurrentëve të tjerë duke siguruar njëkohësisht të pestën pole position të sezonit. Kjo në Cmimin e Madh të Britanisë është e 3 pole në 5 garat e fundit, një tjetër tregues i qartë i forcës së tij, sidomos në aspektin psikologjik, pasi Lorenzo, Pedrosa e Crutchloë tashmë janë shumë prapa me vetëm 2 fitore në provat kualifikuese të këtij edicioni.
Mesa duket në fund të sezonit askush nuk ia heq dot nga duart djaloshit nga Cervera BMË që jepet për pilotin më të shpejtë në provat zyrtare, që këtë herë në Northamptonshire për më tepër theu me plot 1,3” edhe rekordin e vjetër të pistës që ishte vendosur nga Casey Stoner në vitin 2011. Në fakt vendi i parë u duk i Lorenzo-s, i cili ishte edhe piiloti i parë që uli rekordin e australianit, sidoqoftë në fund Marquez bëri një xhiro stratosferike duke fiksuar kohën rekord 2”00”691. Kampioni në fuqi u rendit i dyti me një diferencë prej 0,128”, ndërsa i distancuar me afro 0,75” larg vendit të parë kompletoi vijën e parë piloti vendas Cal Crutchlow.
Menjëherë pas dy motorëve Yamaha u pozicionua gjermani Stefan Bradl, ndërsa Dani Pedrosa ishte i fundit pilot që u rendit brenda rendit të 1” diferencë kundrejt kohës së Marquez. 5 herë fituesi i Cmimit të Madh të Britanisë Valentino Rossi, i cili në fakt nuk fiton në Angli që nga viti i largët 2005 mbylli vijën e dytë, ndërsa në të tretën dyshja e Ducati-t Dovizioso – Hayden u nda në mes nga piloti i ekipit Go & Fun Honda Gresini, Alvaro Bautista. Pavarësisht kohës së mirë dhe temperaturave të larta nuk munguan incidentet, madje britaniku Cal Crutchloë u rrëzua dy herë brenda provave të lira të ditës së shtunë, ndërsa mbetet përgjigjja e mjekëve për të përcaktuar fatin e pilotit me renditjen më të mirë në klasifikimin e përgjithshëm të motorëve CRT, Aleix Espargaro i cili pas rrëzimit në provat e paradites mungoi në sesionin zyrtar, gjithsesi kjo është hera e parë që Cmimi i Madh i Britanisë i pret garat në këtë pjesë të sezonit, sepse më parë në Angli Moto Gp shkonte në muajin qershor, kështu që një ndryshim i tillë natyrisht favorizoi ndjeshëm edhe përmirësimin e rekordit të cirkuitit nga Marc Marquez.