E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Juve sërish super ndaj Lazios

Juventusi i tregon sërish muskujt Lazios, këtë radhë në Juventus Stadium para tifozëve bardhezi në javën e dytë të Serisë A. Formacioni i Antonio Kontes iu imponua sërish me katër gola skuadrës së Vladimir Petkovic, duke pësuar vetëm 1, për të konfirmuar se suksesi në Superkupën e Italisë nuk ishte rastësi. Në minutën e 15 Pol Pogba u shfaq me të gjithë klasin e tij me një asist perfekt për Vidal, që e kaloi topin me lehtësi pas shpinës së Marketit. Në të 27-ën minutë kiliani shfrytëzoi një pasim të saktë nga 30 metra të Bonucit, për të realizuar golin e dytë personal në këtë takim. Dy minuta më pas Mirozlav Kloze shkrurtoi përkohësisht diferencën duke përfituar nga kthimi I topit nga Bufon, pas goditjes së fortë nga Hernanez.

Hovin e lacialëve në fillim të pjesës së dytë e preu Mirko Vucinic, i cili u vjedh kohën mbrojtësve kundërshtarë, për ta mbyllur praktikisht këtë ndeshje. Për ta bërë edhe më të lehtë fitoren Juventusit mendoi braziliani Hernanez, I cili u largua nga loja para kohe pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Nuk mund të mungonte në këtë sfida firma e Karlos Tevez, I cili tundi rrjetën pas një kombinimi të bukur me Vidal. Argjentinasi iu afrua sërish golit, por marketit I erdhi në ndihmë tranversa për të shangur një humbje edhe më te thellë./Top Channel/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›