E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis në Prishtinë edicioni i parë i Festivalit Ballkanik Teatror

Prishtinë, 22 Qershor, NOA /Milena Selimi - Ka nisur dje në mbrëmje në Teatrin Dodona në Prishtinë, edicioni i parë i Festivalit Ballkanik Teatror , i cili do të mbahet nga datat 21-26 qershor.

Gjashtë shfaqje nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor do të nisin garën në Teatrin e të rinjve dhe kukullave Dodona.

Nata e parë nisi me shfaqjen nga nga Shqipëria, Për trupin nga koka, e regjisores Inida Gjata. Përveç saj, në pesë ditët e tjera të festivalit do të prezantohen edhe dy shfaqje nga Kosova, Nata e zotëve, me tekst të Miro Gavranit dhe regji të Fatmir Hysenit, prodhim i Teatrit të qytetit të Ferizajt, si dhe Sonte jam vetëm, me regji të Enver Petrovcit, prodhim i Teatrit të Babës të Prishtinës.

Nga Maqedonia, konkurron shfaqja Kufomat e gjalla, e autorit Shkëlzen Halimi me regji të Zijadin Murtezit, ndërsa Mali i Zi do të prezantohet me Vie od terapije (Më shumë se terapi), e autorit Christopher Durang.

Pjesëmarrjen në këtë festival e ka konfirmuar edhe shfaqja nga Serbia, Primadona me tekst të Zhelko Mijanoviqit, nën interpretimin e aktoreve Evgenija Stankoviq dhe Katarina Arsiq.

Organizatore e këtij festivali është kompania Arena Film.

Drejtuesi i saj, Sunaj Raça, ka thënë se ideja për një festival të tillë ka nisur kaherë, por në mungesë të kushteve për të sjellë shfaqje nga vendet e rajonit ka bërë që ky festival të shtyhet deri në këtë vit.

Megjithatë, të gjitha janë shfaqje të formatit të vogël, ka thënë Raça. Ai, ka bërë me dije, se festivali do të ndajë gjashtë çmime. Do të zgjidhet shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktori dhe aktorja më të mirë, si dhe aktori dhe aktorja më të mirë për rol episodik, ka thënë Raça. Juria e festivalit, e cila do të vlerësojë edhe çmimet janë: dramaturgu Ekrem Kryeziu, regjisori Kiço Londo dhe regjisori Agim Selimi.

Selimi, njëherësh edhe drejtor i teatrit Dodona, në cilësinë e bashkorganizatorit të këtij festivali, ka thënë se kjo është ngjarje e përmasave ballkanike.

Shfaqjet i përshtaten hapësirës së Dodonës, ka thënë Selimi. Sipas tij, ky festival me karakter garues, përveç që do të mundësojë shkëmbimin e përvojave, do të mund të luajë edhe një funksion tjetër.

Ai do të mund të konsiderohet si një njësi krahasimi e teatrit tonë me atë të vendeve të rajonit, ka përfunduar Selimi.

Festivali është mbështetur nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit si dhe nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës.

m.s/n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›