E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhënies substanciale me Greqinë

Gjatë bisedës, zyrtari i partë grek tha se Greqia do të vazhdojë të jetë nga mbështetësit kryesorë në përpjekjet që bën Shqipëria për integrimin evropian, duke ofruar asistencën e saj konkrete në këtë drejtim.

Ai përcolli gjithashtu ftesën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Greke, z. Lambrinidis, për z. Haxhinasto, për të vizituar Athinën.  Më tej, Zepos vlerësoi kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe u shpreh se ata janë një urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Nga ana e tij, kryediplomati shqiptar theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve. Ai tha se me vullnetin dhe angazhimin e përbashkët që ekziston, do të realizojmë progres dhe hapa konkrete në të gjithë çështjet që ekzistojnë  midis dy vendeve tona. “Marrëdhëniet me Greqinë janë substanciale”, u shpreh ministri Haxhinasto, “dhe  perceptimi publik për to duhet të reflektojë këtë substancë”./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-08 14:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›