E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zepos: Greqia do mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE

Greqia do të vijojë të jetë nga mbështetësit kryesorë në përpjekjet që bën Shqipëria për integrimin evropian, duke ofruar asistencën e saj konkrete në këtë drejtim. Kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Yannis-Alexis Zepos në takimin e zhvilluar sot me zv/kryeministrin, njëherësh edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.
 

Në këtë takim, ministri Haxhinasto ka theksuar nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe deklaroi se marrëdhëniet me Greqinë janë substanciale, dhe se perceptimi publik për to, duhet të reflektojë këtë substancë.
 

Në takim, u shpreh vullneti i përbashkët për zhvillimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm, në interes të dy vendeve dhe popujve tanë.
 

Duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, z. Haxhinasto tha se shpreson që opinioni i Komisionit Evropian të bazohet në zhvillimet pozitive në parlamentin shqiptar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›