Kthehen në atdhe komandot me mision në Çad

Kontigjenti i Forcave Komando Shqiptare ka përfunduar misionin në Çad të Afrikës, në kuadër të operacionit EUFOR "TCHAD- RCA" të drejtuar nga Bashkimi Evropian. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bwjnw tw ditur se do të zhvillohet edhe ceremonia e pritjes në pjesën ushtarake të aeroportit të Rinasit. Kontingjenti i FA-ve në Çad të Afrikës u angazhua për sigurimin e Shtabit të Përgjithshëm që ndodhet në Ndjamena, kryerjen e patrullimit në rajonin e këtij qyteti, eskortimin e vizitorëve të ndryshëm si dhe shoqërimin e trupave që mund të lëvizin nga kampi Ndjamena për në kampin Abeche, në një distancë 700 km. Në angazhimin e tyre përfshihej dhe sigurimi i trupave gjatë natës nëse do e kërkonte nevoja.