“Marrëdhëniet Shqipëri – SHBA, në nivel të shkëlqyer”

Kryeministri Berisha priti në një takim, ambasadorin amerikan Alexander Arvizu dhe zëvendësambasadorin Henry V. Jardine
Kryeministri Berisha priti dje, në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Alexander Arvizu, i cili i prezantoi kryeministrit, zëvendësambasadorin Henry V. Jardine, me rastin e fillimit të kësaj detyre.
Kryeministri Berisha i uroi Jardine mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e tij.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, forcimin dhe intensifikimin e tyre në të gjitha fushat, me interes të ndërsjellë.
Në takim u shpreh kënaqësia për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Kryeministri Berisha ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare që këto marrëdhënie të çohen përpara dhe të njohin zhvillime të mëtejshme pozitive për të dyja vendet.