Vrasjet horror në plazhin e Vlorës, policia arreson dy të dyshuar
Vlorë- Një ditë pas ngjarjes makabre në Vlorë policia ka bërë sot arrestimin e dy personave, të dyshuar si autorë të vrasjes. Identitetet e tyre nuk bëhen të ditur ëpr arsye hetimor, ndërsa janë marrë në pyetje edhe të afërmit e viktimave, lidhumr e minformacione që ata mund të kenë mbi atentatin.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e djeshme rreth orës 16:00 në një resort privat në plazhin e Radhimës në Vlorë, ku një person vrau me armë zjarri tre të tjerë, mes tyre një femër.
Sipas policisë viktimat janë: Diana Ramadan Ademi, 53 vjeçe, Ferdi Agron Bajlozi nga Prrenjasi, 17 vjeç dhe Sokol Asqeri Isufaj, 34 vjeç, nga Roskoveci i Fierit. Në komisariat janë shoqëruar dhjetra persona që ishin të pranishëm në momentin e krimit.
Dyshohet se shënjestra ka qenë 34-vjeçari Isufaj, ndërsa dy të tjerët janë vrarë në mënyrë aksidentale. Sokol Isufaj ishte i afërm me të fortin e Roskovecit në vitet 90, Ardian Isufajn, i cili u vra në vitin 1996. Po ashtu ai është shoqëruar disa herë në polici, i dyshuar për vrasjen e Fatmir Xhindit. Sipas dëshmitarëve autori ka qenë një i ri rreth 20 vjeç, i veshur me rroba plazhi, i cili pasi ka dalë nga ambientet e resortit, ka nxjerrë nga poshtë bluzës një kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të 34-vjeçarit, i cili ndodhej pranë Agron Bajlozit, ndërsa në momentin që ka qenë duke ulur armën një plumb ka qëlluar në kokë Diana Ademim. Më pas i riu ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.
Më vonë policia reagoi përmes një deklarate për shtyp, ku tha se po hetohet në dy pista, për hakmarrje dhe për një sherr të momentit.
Për këtë ngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur grupi hetimor me specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda i cili aktualisht po punon në dy pista kryesore, në atë të një grindjeje të rëndë të çastit e cila ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave,- shprehet policia.
Por burime të policisë bëjnë me die se ngjarja ka ndodhur për një sherr të momentit mes dy grupe pushuesish. Pas sherrit njëri prej tyre ka thirru persona të tjerë dhe kjo solli humbjen e tre jetëve.