Marredheniet Shqiperi-Serbi tregues per stabilitetin ne Ballkan

Treguesi me kuptimplote i ketij realiteti te ri eshte rritja e nivelit te marrdhenieve ekonomike mes Serbise dhe Shqiperise dhe tejkalimi i qendrimeve te kunderta lidhur me statusin e Kosoves.
Faqja e re e marredhenieve mes Serbise dhe Shqiperise nisi te hapet 10 vjet me pare kur ne 6 tetorin e vitit 2000 protestat masive te qytetareve serbe ne Beograd rrezuan regjimin e Milloshevicit dhe i hapen Serbise rrugen e demokracise. Qe nga ai vit historik per Serbine dhe rajonin edhe marrdheniet mes Shqiperise dhe Serbise nisen te normalizohen. Ndjenjave armiqesore per shkak te Kosoves filluan tua zene vendin qendrimet pragmatike ne interes te ndersjellte ne nje mjedis bashkepunimi rajonal. Perspektiva europiane e te dyja vendeve u be promotori i bashkepunimit mes tyre.
Zevendeskryemnistri shqiptar njeherazi Minister i Ekonomise Tregetise dhe Energjetikes Ilir Meta i cili se fundi zhvilloi nje vizite zyrtare ne Beograd paraqet per programin shqip te DW nje veshtrim ne teresi te raporteve Shqiperi- Serbi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryemnistri shqiptar njeherazi Minister i Ekonomise Tregetise dhe Energjetikes Ilir Meta.Qeverite e Shqiperise dhe te Serbise kane konfirmuar prej kohesh se jane te vendosura te ecin perpara drejt nje bashkepunimi te gjithanshem jo vetem per te kontribuar ne forcimin e paqes dhe te stabilitetit ne rajon te proceseve integruese rajionale por sidomos per te pershpejtuar perspektiven europiane per dy vendet tona dhe gjithe rajonin thote Ilir Meta.
Klime konstruktive racionale dhe pro- europiane mes Serbise dhe Shqiperise
Ky vit qe po mbyllet rezulton edhe me i sukseshme ne rrugen e forcimit te bashkepunimit ekonomik mes Shqiperise dhe Serbise.
Kete vit jane zhvilluar visita te rendesishme zyrtare dhe jane nenshkruar shume marrveshje si ne fushen ekonomike ashtu edhe ne ate te bashkepunimit per te luftur krimin e organizuar dhe terrorizmin. Te dyja vendet kane hequr vizat per qytetaret respektive. Ne proces jane 11 marrveshje te tjera per tu nenshkruar se shpejti. Nje klime konstruktive racionale dhe pro-europiane percakton edhe marrdheniet mes dy qeverive dhe dy vendeve - thote Zevendeskryemnistri Ilir Meta.
Njembedhjete marrveshjet qe priten te nenshkruhen ne fillim te vitit 2011 kane te bejne me bashkepunimit ne shume fusha qe nga ato ekonomike transporti deri ne ato ne fushen e arsimit. Ato do te garantojne me shume lehtesira per te rritur shkembimet ekonomike dhe tregetare mes dy vendeve.
Bashkejetese europiane mes shqiptareve dhe serbeve ne Kosove dhe rajon
Realiteti i ri i perspektives europiane te te dyja vendeve ka sjelle edhe nje perqasje pragmatike lidhur me Kosoven.Tanime ceshtja e Kosoves nuk eshte nje ceshtje e ngushte e raporteve bilaterale mes Tiranes dhe Beogradit por nje ceshtje nderkombetare. Kete e tregon me se miri fakti qe Kosova ka nje njohje te fuqishme nderkombetare dhe cilesore po te kemi parasysh shumicen derrmuese te vendeve te BE dhe te NATO-s qe e kane njohur deri tani shtetin e ri te Kosoves. Serbia dhe Shqiperia kane qendrime shume te ndryshme lidhur me statusin e Kosoves. Shqiperia eshte nje nga mbeshteteset dhe perkraheset me aktive te shtetit te ri te Kosoves dhe njohjeve te reja te tij. Ndersa Serbia mbetet nje kundershtare e njohjes se ketij realiteti te ri. Egziston nje marreveshje mes Shqiperise dhe Serbise qe secili vend te ndjeke politiken e vet lidhur me Kosoven pa e kthyer kete mosmarrveshje ne nje pengese per zhvillimin e marrdhenieve bilaterale apo te bashhkepunimit ne nivel rajonal. Perkundrazi kemi rene dakort te forcojme bashkepunimin dhe te punojme per nje klime te re ne rajon. Ne kete menyre kontribuohet edhe per nje bashkejetese me europiane mes shqiptareve dhe serbeve kudo ne rajon.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti serb Boris Tadic pritet te vizitoje Shqiperine muajt e ardhshem. Zotim reciprok per te lene pas hijet e se kaluares
Kesaj bashkejetese dhe lenieje pas ne te shkuarten te marredhenieve konfliktuale dhe armiqeesore pritet ti sherbeje edhe vizita e presidentit serb BorisTadic ne Tirane e para e nje nivel te tille ne historine postkomunistete te dyja vendeve.
Presidenti Tadic do ta vizitoje Shqiperine ne muajt e ardhshem. Kjo ka qene nje deshire e Z. Tadic por edhe e mirepritur nga te gjithe drejtuesit e larte te Shqiperise. Behet fjale per nje vizite bilaterale te nivelit me te larte. Keto visita jane investime te perbashketa ne funksion te nje te ardhmeje ne paqe dhe jo vetem per popullin serb dhe ate shqiptar por per te gjithe rajonin. Te dyja vendet jane te zotuara te lene pas cdo hije tese kaluares qe ende mund te terheqe pjese te energjive tona qe duhet totalisht te investohen per te ardhmen europiane te perbashket- perfundon Ilir Meta.
Autore Ani Ruci / Tirane
Redaktoi Eliana Xhani