E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesimi ne shkollat 9 vjecare e te mesme nis me 10 shtator

Mësimi në shkollat nëntë vjeçare dhe të mesme do të fillojë më 10 shtator. Ndërkohë që regjistrimet hapen me 29 gusht dhe mbyllen më 9 shtator, ndërkohë që për arsimin professional me kohë të pjesshme ato do të vazhdojnë deri me datë 10 shtator. Ata nxënës që duan të lëvizin nga një shkollë në tjetrën, sipas udhëzimit të ministrisë së arsimit duhet të jenë të pajisur me fletëshpërngulje dhe fletëpranim, ndërkohë që do të jenë drejtoritë arsimore që në bashkëpunim me pushtetin vendor do të sigurojnë përshtatjen e shkollës me vendbanimin, por njëkohësisht do të monitorojnë edhe procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore, i cili pritet të nisë më 27 gusht nëpër shkolla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›