E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u tërhiqet nga konferencat rajonale për Kosovën

PRISHTINË- Misioni i OKB-së, UMINIK ka vendosur që të tërhiqet vetë nga mekanizmat rajonalë, ku Kosova do të paraqitet si Kosovo*.

Vendimi erdhi 1 ditë pas publikimit nga Koha Ditore të marrëveshjes së arritur në Bruksel për përfaqësimin rajonal, ku i jepet e drejta UNMIK-ut që në organizatat ku ka prezantuar Kosovën më herët të vazhdojë të ftohet dhe të jetë palë edhe më tutje, misioni i OKB-së ka marrë qëndrim që të lehtësojë zbatimin e konkluzioneve.

“Për ne është me rëndësi që ta shohim Kosovën të përfaqësohet në nismat rajonale. Ne nuk kemi interes që të marrim pjesë në takime kur ka alternativa të përfaqësimit të Kosovës, për çka pajtohen të gjitha palët”,- ka deklaruar Oliver Slagado, zëdhënës i UNMIK-ut.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›