Marrëveshja Kosovë-Serbi, takim në Bruksel për zbatimin
PRISHTINË- Kosova dhe Serbia zhvillojnë sot në Bruksel takimin e dytë të delegacioneve për planin e implementimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, të paraofruar në raundin e 10-të në 19 prill nga kryeministrat e dy vendeve.
"Presim që ekipet të vazhdojnë paradite bisedimet", citohet Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Catherien Ashton, sot nga media në Prishtinë dhe Beograd.
Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zv/kryeministri, Hajredin Kuçi, ka shkuar në Bruksel me qëllimin për të arritur marrëveshjen për implementimin, përfshirë definimet për afatet kohore, aktorët e implementimit dhe çështjet konkrete.
"Marrëveshja duhet të implementohet sa më shpejtë, në mënyrën e parashikuar në marrëveshje, për të cilën pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i", ka deklaruar Kuçi.
Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, fillimisht në 25-26 prill në Bruksel diskutuan për zbatimin e marrëveshjes, por nuk kanë arritur të pajtohen plotësisht.
Pas këtij takimi bëhej e ditur se drafti i përgjithshëm i ofruar për implementimin, nga pala kosovare është pranuar, por pala serbe kishte kërkuar më shumë kohë.
Marrëveshja Kosovë -Serbi, e dialogut të udhëhequr e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, baronesha Catherine Ashton, është miratuar nga Kuvendi dhe qeveria e Kosovës.
Po ashtu, Kuvendi Popullor i Serbisë ka miratuar raportin e qeverisë serbe për bisedimet Beograd-Prishtinë në Bruksel, ku përfshihet marrëveshja e 19 prillit, ndërkohë që kanë vazhduar kundërshtimet nga disa liderë të serbëve në veri të Kosovës.
(m.a/ata/BalkanWeb)