Përplasi për vdekje me makinë efektivin e policisë, plagosi një tjetër, 'arrest me burg' autorit
TIRANË- Gjykata e Krimeve të rënda jep masën 'arrest me burg', për Edmir Kolecin, i dyshuar si autori që përplasi për vdekje me makinë efektivin e policisë Selman Lena dhe duke plagosur efektivin tjetër Preng Lleshi.
Masa e sigurisë u dha sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda gjatë një seance me dyer të mbyllura, teksa i riu është njohur dhe me akuzat: “Vrasje për shkak të detyrës” dhe “Tentativë vrasje”.
Policia e Tiranës arrestoi dje shtetasin Shkëlzen Sylaj, i cili mësohet se ka përkrahur Edmir Kolecin. Siç bënë të ditur burime zyrtare të Policisë së Tiranës, 41-vjeçari Sylaj dyshohet se, ka ndihmuar shtetasin Edmir Koleci, 37-vjeç i cili akuzohet se është përgjegjës për goditjen me makine mbrëmjen e së shtunës të postobllokut të policisë në Kamëz, me pasoje vdekjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.
(e.m/BalkanWeb)