E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli- Becirovic komision i perbashket ekonomik mes dy vendeve

Kryeparlamentari Becirovic Njihni minoritetin boshnjak ne Shqiperi Topalli Intensifikim i marredhenieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve Linje direkte ajrore nga Sarajeva ne Tirane

Bosnje-Hercegovina kerkon njohjen e minoritetit te saj ne Shqiperi. Kerkesa u be publike dje nga Kryetari i Parlamentit te Bosnje-Hercegovines Denis Becirovic gjate nje takimi qe zhvilloi me homologen e tij shqiptare Jozefina Topalli. Ne takimin e perbashket mes tyre eshte diskutuar gjeresisht per bashkepunimin dypalesh kryesisht ne fushen ekonomike dhe ne turizmin. Kryeparlamentarja hodhi idene e krijimit te nje komisioni te perbashket ekonomik per te perfituar nga projektet e Bashkimit Evropian. Kjo ide u mireprit nga homologu boshnjak. Nje tjeter ceshtje e diskutuar ishte ajo e minoriteteve si nje ure lidhese mes dy vendeve. Kryparlamentari i Bosnje-Hercegovines shkoi me tej ndersa kerkoi te njihet minoriteti boshnjak ne vendin tone. Ai kujtoi se Bosnje-Hercegovina e ka njohur tashme minoritetin shqiptar etj.

Takimi dypalesh

Nje ure lidhese shume e rendesishme midis dy vendeve tona jane dhe minoritetet etnike nga vendet reciproke ato shqiptare ne Bosnje-Hercegovine dhe ato boshnjake ne Shqiperi.

Ne Bosnje-Hercegovine ne kemi njohur zyrtarisht minoritetin shqiptar atje dhe sot diskutuam se cfare mund te behet qe minoriteti boshnjak ne Shqiperi te njihet zyrtarisht gjithashtu - tha Becirovic ne konferencen e perbashket me Kryparlamentaren Topalli. I ndodhur ne Tirane me ftese te Topallit Becirovici hodhi gjithashtu idene e nje linje ajrore direkte Sarajeve - Tirane. Folem edhe per permiresimin e marredhenieve ekonomike midis dy vendeve tona. Diskutuam se cfare mund te bejme per te eliminuar pengesat e mundshme per kete bashkepunim. Deshirojme te mbajme kontakte me perfaqesues te bizneseve te dy vendeve. Parakusht per kete eshte nje komunikim shume i mire i pergjithshem midis te dy institucioneve dhe vendeve tona. Per kete arsye une bisedova dhe me kryeministrin ne nje takim sot ne mengjes qe te hapim nje linje direkte ajrore nga Sarajeva ne Tirane. Ky do te ishte nje kontribut per komunikimin jo thjesht mes politikaneve dhe biznesmeneve por edhe per sa i perket fushes se turizmit - deklaroi ai. Becirovici shtoi gjithashtu se cdo vit numri i turisteve nga Bosnje-Hercegovina ne Shqiperi eshte ne rritje dhe ky kryesisht eshte rezultat i promovimit te potencialit turistik te Shqiperise ne Bosnje-Hercegovine. Per kete arsye ne muajt ne vijim do te behet nje prezantim dhe i potencialeve turistike te Bosnje-Hercegovines ne Shqiperi. Bashkepunimi ekonomik ishte nje tjeter ceshtje me rendesi e diskutuar mes dy homologeve. Per Kryeparlamentaren shqiptare eshte i domosdoshem krijimi i nje komisioni te perbashket ekonomik i cili te perthithe investimet madhore ne rajon. Ne jemi te vetedijshem se Ballkani ka pasur probleme te tjera dhe BE-ja ka investuar ne terma ekonomike politike ushtarake per paqen stabilitetin dhe rritjen ekonomike te rajonit. Ne e kemi te qarte se duke shkuar secili me nje ze te vecuar ne nuk mund te marrim projekte gjigante per rajonin tone. Por nese dime te kerkojme me nje ze te perbashket Shqiperia Bosnje-Hercegovina Kroacia Kosova Maqedonia Mali i Zi apo vende te tjera te rajonit ne mund te perfitojme ne terma financiare projekte te rendesishme ne korridore te rendesishme infrastrukturore energjike apo te telekomunikacionit ne vendet tona.

- tha Topalli. Ajo vleresoi me tej eksperiencen e Bosnje-Hercegovines ne fushen e turizmit malor ndersa shtoi se dhe vendi yne mund te perfitoje nga kjo pervoje e njohur. Nuk kane mbetur jashte vemendjes dhe bashkepunimi ne fusha te tilla si arsimi kultura sporti etj. Ne kemi nje shembull shume te mire bashkepunimi si bashkepunimi i Universitetit te Shkodres me Universitetin e Sarajeves dhe si kryetare te parlamenteve te dy shteteve deshirojme qe universitete te tjera te kene kontakte dhe bashkepunim me njeri-tjetrin - tha Becirovici. Me tej ai pranoi te rikthehet ne Shqiperi pas nje viti ne 100-vjetorin e pavaresise dite e cila korrespondon dhe me ditelindjen e tij.

Kryeministri Sali Berisha priti dje kryesuesin e Dhomes se Parlamentit te Bosnje-Hercegovines zotin Denis Becirovic. Konsolidimi i marredhenieve mes dy vendeve ishte ne qender te diskutimeve mes tyre. Becirovici deklaroi se qellimi i vizites se tij eshte jo vetem nje rikonfirmim i marredhenieve shume te mira dhe i vullnetit te te dyja vendeve per ti zgjeruar edhe me tej ato ne te ardhmen por dhe shprehje e angazhimit te te dyja vendeve per zgjerimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat ne menyre te vecante atij ekonomik. Ndaj gjate kesaj vizite delegacioni zyrtar i kryesuar nga zoti Denis Becirovic shoqerohet edhe nga nje grup i zgjeruar biznesmenesh dhe perfaqesues interesash ekonomik te Bosnje-Hercegovines. Ai shprehu vleresim per transformimin rrenjesor qe ka pesuar Shqiperia ne te gjitha fushat gjate viteve te fundit si dhe arritjet e medha anetaresimi ne NATO liberalizimi i vizave dhe avancimi ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Ky takim u evidentua si fusha me interes per zgjerimin e bashkepunimit dypalesh si ajo e prodhimit te energjise hidrike sektori i industrise minerare fusha e turizmit por edhe sektoret e ndertimit te infrastrukturave te rendesishme shkembimet kulturore etj. Ne kete kontekst u shpreh gjithashtu vleresimi per nje sere marreveshjesh dypaleshe qe jane nenshkruar midis dy vendeve si dhe angazhimi i dy vendeve per te kompletuar kuadrin ligjor i cili do te lehtesoje dhe promovoje kete bashkepunim. Kryeministri Berisha e siguroi zotin Becirovic se Shqiperia do te vijoje te mbeshtese aspiraten dhe te gjitha perpjekjet e Bosnje-Hercegovines per anetaresim ne NATO. Gjithashtu ne takim u ritheksua se projekti i perbashket i vendeve te rajonit per anetaresimin ne Bashkimin Evropian eshte dhe mbetet e ardhmja me e mire e sigurise dhe mireqenies se popujve te rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›