Marrëveshja, PDIU merr tre zëvendësministra

Kjo për shkak se në mesin e muajit shkurt do të finalizojë marrëveshjen me Partinë për Drejtësi dhe Unitet të Shpëtim Idrizit. Ndërhyrja e kryeministrit të vendit në kabinetin qeveritar do të bëhet në postet e
zëvendësministrave dhe disa drejtorive të rëndësishme që parashikon marrëveshja me këtë parti.
Marrëveshja është arritur tashmë midis dy partive politike dhe pritet të nënshkruhet javët në vijim. Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se çamëve do tu lihen tre poste zëvendësministrash, konkretisht zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zëvendësministri i Drejtësisë dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës.
Burimet sqarojnë se kësaj parti i janë besuar edhe tre drejtori të rëndësishme. Sipas PD-së- citon GSH-ja-bëhet fjalë për drejtorin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kreun e Shërbimit Kombëtar të Punës dhe vendi i nëndrejtorit të Arkivës së Shtetit. Kjo marrëveshje që pritet të marrë firmat e Berishës dhe Idrizit detyron largimin nga qeveria të tre zëvendësministrave që i përkasin PD-së në tre ministritë respektive dhe në tre drejtoritë e mësipërme për t’i zëvendësuar ata me përfaqësuesit e çamëve.
Marrëveshja me PDIU-në është e vetmja e tejzgjatur në kohë për shkak se Kryeministri Berisha priti rezultatin e çamëve që do të arrinin në zgjedhjet lokale të 8 majit të vitit të kaluar, për të vendosur më pas për ndarjen e pushtetit me ta pikërisht në bazë të votave të marra në ato zgjedhje. Përgjatë këtij intervali kohe, PDIU kishte mundur të siguronte vetëm drejti-min e dy drejtorive që sot administrohen prej saj, pikërisht drejtorinë e patentave dhe Inspektoratin Qendror të Ndërtimit. /Start/
2012-01-30 08:37