E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja PS-LSI, largohet edhe drejtori i KESH

engjellDrejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, e cila është pranuar nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë.

Këshilli e ka falenderuar Zeqon për punën e bërë, ndërkohë që në vend të tij ka emëruar Halit Velaj, i cili ka mbajtur detyrën e drejtorit të Divizionit të Prodhimit në KESH.

Zeqo nuk ka bërë me dije arsyen e dorëheqje së tij, e cila në fakt është e kuptueshme pas marrëveshjes PS-LSI. Ai ka qenë në krye të KESH për tre vjet.

Tashmë gjithë drejtorët që kanë qenë pjesë e LSI-së në administratë kanë dhënë dorëheqje, por ndërkohë janë pushuar edhe shumë punonjës të thjeshtë, të njohur si militant të LSI-së./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›