E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja PS-PD Kukan Shqiperia ne rrugen e duhur

Eurodeputeti Eduard Kukan në një intervistë për “ABC News” është shprehur se gjërat në Shqipëri po shkojnë në drejtimin e duhur dhe se arritja e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore është një shembull i asaj që Shqipëria po bën hapa përpara. 
Eurodeputeti Eduard Kukan, është shprehur mbi konsenunsin për reformën zgjedhore dhe takimin e Brukselit. Jam njohur me lajmin për reformën zgjedhore, por jam shumë i kujesshëm me lajmet që vijnë nga Shqipëria. Sipas informacionit të fundit, rezuton, se amendamentet më të diskutueshme janë zgjidhur, por palët po vazhdojnë sërish diskutimet. Kështu që preferoj të pres për një informacion të konfirmuar në nivelin 100%. Por mesa shohim gjërat po shkojnë në drejtimin e  duhur dhe kam ndjesinë që të dyja palët janë të ndërgjegjshme për rëndësinë e saj dhe po kontribuojnë për të. Ndaj këtë rradhë, jam optimist. A shihni një ndryshim në këtë takim krahasuar me takimet e tjera? Ka një ndryshim të dukshëm.  Jam realist që ka ende probleme midis palëve, por më pëlqen qasja aktuale që të dyja palët kanë duke mosakuzuar njëra tjetrën dhe duke theksuar se ata janë të interesuar për statusin e kandidatit për Shqipërinë. Opozita po ve në pah, se ajo është duke kontribuar në mënyrë pozitive për këtë proçes. Ndaj, e shoh këtë si një ndryshim shumë të rëndësishëm. Në kontrast me betejat që kemi më parë në të shkuarën, duke përqëndruar të gjithë energjinë, se si të akuzohet pala tjetër për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat, tani palët po përqëndrohen se si ti realizojnë reformat. Kjo është e rëndësishme. Me prezantimet e mazhorancës dhe të opozitës mbi reformat, a keni përshtypjen se në momentin aktual jemi më afër statusit të vendit kandidat se larg prej tij? Nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetjeje tani. Por ajo që dua të them, është se të dyja palët politike shohin, se koha është e një rëndësie primare dhe se rezultatet konkrete duhet të jepen tani. Vlerësimi për progres-raportin ka filluar tashmë dhe është e rëndësihme që rezultatet konkrekte të paktën për 4 sektorët më të rëndësishëm reforma elektorale, parlamentare , shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut të arrihen tani. Ky ndërgjegjësim për nevojën që rezultatet duhet të arrihen tani premton, që Shqipëria do të eci përpara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›