E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet terminali i ri i Durresit Berisha Ngjarje e madhe per vendin

Në zemër të sezonit turistik të këtij viti, në Durrës është inaguruar terminali i ri i portit të Durrësit, një investim rreth 21milion euro, ndër më të rëndësishmit e qeverisë shqiptare dhe një nga veprat më madhore infrastruktorore të ngritura vitet e fundit. Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka prerë shiritin e përurimit të këtij terminali që do të jetë një portë moderne e portit mijëravjeçar të Durrësit. Ky terminal, tha kryeministri ,së bashku me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas janë dy pasaportat më moderne të Shqipërisë.  “Ky terminal me kapacitet rrteh 1.5 milionë pasagjerë ofron shërbimet më të shpejta më të mira më të qytetëruara e dinjitoze. Përbën paraqitjen më të mirë të këtij qyteti të mrekullueshëm. Me mbi 60 sportele u shkurton kohë udhëtarëve dhe kapjen e destiancionit të tyre.  Investimi më i ri strategjik i  qeverisë shqiptare, do të përmbushe nevojat në rritje të trafikut, të tregtisë, të ekonomisë shqiptare në zhvillim si dhe të qarkullimit të lirë të njerëzve.Terminali i ri përbëhet nga një sipërfaqje sheshesh prej 65 mijë m2,  nga ndërtime me sipërfaqe 25 mijë m2 dhe nga 4500 m2 godina të pasagjerëve. Po ashtu terminali i ri ka 10 poste të kontrollit të njëkohshëm për pasagjerët këmbësorë, 36 poste për kontroll të njëhershëm për pasagjerët me autovetura si dhe 12 poste për kontrolle të njëhershëm për kamionet”, vuri në dukje Berisha.  Duke folur në këtë përurim kreu i ekzekutivit theksoi se investimet nga buxheti kombëtar në qarkun e Durrësit në këto vite janë ndër më të mëdhatë.  “Qeveria nga 2005 deri sot ka ndërtuar mbi 400 km rrugë në qarkun e dr 62 shkolla, 107 ambulanca. Brenda pak javësh do inaugurojmë impiantin e përpunimit të ujërave të zeza, kolektorin e madh të lidhur me të”, deklaroi ai.  Këto investime në vendin tonë, theksoi Kryeministri, bëhen ndërkohë që vendet e tjera të Evropës kanë njohur krizë, rënie të ekonomisë dhe thellim të borxhit kombëtar. Ato-tha shefi i qeverisë-janë rezultat i politikave që kanë synuar rritjen ekonomike dhe shndërrimin e shqipërisë në një vend të zhvilluar me infrastrukturë moderne në të gjitha anët e tij.  “Ne kemi rritur çdo vit rrogat dhe pensionet, por nuk kemi rritur borxhin publik, që nga 2008 e deri më sot, ndërkohë që borxhet në vendet fqinje  Shqipëria pati rritjen mesatare 4 herë më të lartë se vendet e Evropës Juglindore”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
Sipas Kryeministrit Berisha këto investime do të vijojnë të shtohen në shërbim të përmirësimit të jetës së shqiptarëve anembanë vendi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›