Aksident ne Kukes humbin jeten babe e bije

Humbin jetën në një aksident babë e bijë, Agim Kurti 54 vjeç dhe Urata Kurti 10 vjeçe si dhe është plagosur rëndë bashkëshortja, Naqije Kurti 51 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në segmentin e autostradës Kukës –Kalimash. E plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Kukësit. Familja Kurti është nga Skenderaj i Kosovës dhe po vinin në Shqiperi për të kaluar pushimet verore. Ndërsa dy personat që ndodheshin në automjetin tjetër kanë marrë plagë të lehta nga aksidenti. Sipas hetimeve paraprake të policisë automjeti më të cilin po udhëtonte familja Kurti është përplasur me një automjet tjetër për shkak të parakalimit të gabuar të këtij të fundit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara.