Këshilli i Qarkut Fier, investime serioze në Lushnjë
Këshilli i qarkut Fier duket se po kryen një sërë investimesh publike sidomos në ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore. Sipas kreut të Këshillit të qarkut Fier, Luan Muçaj, u pohua se Lushnja do të jetë për vitin 2010 në qendër të investimeve nga ana e qeverisë shqiptare. Aksi rrugor i komunës Grabian që lidhet me Lushnjën do të ndërtohet në këtë vit, ndërkohë që do të mund të lidhen në një infrastrukturë moderne dhe bashkëkohore edhe fshatrat e tjerë
të kësaj komune me njëri-tjetrin dhe me Lushnjën. Ky investim shumë i rëndësishëm do të zgjidh përfundimisht problemet e shkaktuara me fshatrat e kësaj zone ku banorët shpesh janë ankuar në pushtetin vendor sepse ndiheshin të shkëputur me Lushnjën për shkak të infrastrukturës rrugore që u mungonte. Është një eveniment për banorët e Lushnjës dhe sidomos ata të komunës Grabian, sepse ne sapo kemi nënshkruar një marrëveshje me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e segmentit rrugor nga kthesa e Grabianit në Lushnjës dhe rrugët që lidhin këto fshatra me qendrën e kësaj komune. Është një segment rrugor i rëndësishëm dhe projekti do të kap vlerën e 1.8 milion eurove për rreth 10 kilometra fillimisht, dhe pastaj do të vazhdojmë marrëveshjen me FSHZH në rrethin e Mallakastrës, siç është segmenti rrugor Qafë e Kashit duke e lidhur me autostradën Levan-Tepelenë. Edhe në rrethin e Fierit ne kemi shumë segmente rrugore që priten të ndërtohen këtë vit, siç është ai i Kthesë e Qarrit-Bishan, Bishan-Bregdet, Peshtan-Kafaraj dhe brenda këtij viti shpresojmë të marrë fund edhe rikonstruksioni në komunën e Bubullimës në Lushnjë, u shpreh MuçajO. Filka