E Diel, 1 Nëntor 2026

Një dramë njerëzore vjen me veprën Gjashtë personazhe kërkojnë autor

Në skenën e Teatrit Kombëtar pritet të ngjitet një nga veprat më të rëndësishme të dramaturgjisë botërore, e cila mban firmën e dramaturgut italian Luigi Pirandelo. Kjo vepër, e cila do të vijë në skenë nën regjinë Mehmet Xhelilit do të sjellë para publikut një kastë të njohur aktorësh. Në rolet kryesore interpretojnë: Fatos Sela, Eftjola Laçka, Marjeta Ljarja, Dritan Boriçi, Olta Dako, Fadil Kujovska, etj. Premiera e dytë që i është drejtuar përsëri

 dramaturgjisë botërore dhe një nga kryeveprat e kësaj dramaturgjie është tragjikomedia Gjashtë personazhe kërkojnë autor, i Lugi Pirandello,u shpreh drejtori i TK, Kristaq Skrami gjatë një konference për shtyp. Më tej ai tha se, në këtë vepër jemi kujdesur që të aktivizohet pjesa më e madhe e aktorëve të Teatrit Kombëtar, dhe jemi munduar dhe kemi bërë një përzgjedhje të saktë të kastës së aktorëve. Ndërsa regjisori Mehmet Xhelili shprehu se kjo vepër do të japi një emocion të veçantë për publikun, sepse vepra në thelb ka një forcë tërheqëse, ka një histori të bukur, një subjekt të bukur, ka një gjuhë, ka një problematik, etj. Vepra e Pirandelos Gjashtë personazhe kërkojnë autor, më mirë se çdo vepër tjetër mund ti konvertoj këto paralele, të jetë një vepër e fuqishme që plotëson fuqishëm regjisorin dhe publikun. Vepra e Pirandelos është një vepër që e ndërron këtë teatër dhe do të jetë një kontribut i madh në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij ashtu sikundër ka pasur dhe një ndikim të jashtëzakonshëm edhe në teatrin evropian. Kam besim të plotë që kjo vepër, duke u mbështetur edhe te trupa realizuese e saj do të arrij të vij me tërë forcën e saj edhe për publikun shqiptar. Ndërsa për sa i përket qasjes regjisoriale vepra do të vijë fuqishëm, pasi ka një subjekt interesant, dhe mbi të gjitha ka një pikë shikimi origjinal. Realizimi i Gjashtë personazhe kërkojnë autor në Teatrin Kombëtar, i ka të gjitha gjasat të kthehet, jo vetëm në një ngjarje të rëndësishme kulturore kombëtare, por edhe në një diskutim të hapur artistik, në kohën dhe vendin e duhur, mbi problemet që kalon prej shumë dekadash, shoqëria jonë, por edhe teatri dhe publiku shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›