Marrëveshja, biznesi me akademikët

Biznesi nis bashkëpunimin zyrtar me botën akademike. Dhoma e Tregtisë e kryeqytetit ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave. Dy krerët e institucioneve, kreu i Akademisë, Gudar Beqiraj, dhe ai i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka e vlerësuan këtë si një moment mjaft të rëndësishëm për sipërmarrjen dhe Akademinë e Shkencave.
Memorandumi ka si qëllim vendosjen e raporteve të bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacionit, organizimit të aktiviteteve të përbashkëta ballafaquese, promovuese dhe shkencore. Po kështu qëllimi i këtij bashkëpunimi është realizimi i studimeve të ndryshme në interes të biznesit shqiptar që do të thotë rritje e interesit të grupeve të biznesit për studime serioze të kualifikuara. Për biznesin ky bashkëpunim është një mundësi për të përfituar nga dija dhe për tu orientuar në treg.
Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 prill 2010 )