Legalizimet, brenda muajit do të miratohen 3 mijë dosje ndërtimesh
19/04/2010 Po punohet për objektet në njësitë bashkiake nr, 3, 4, 7, 11
Brenda një periudhe të shkurtër kohore Agjencia e Legalizimeve do të përfundojë rreth 3 mijë dosje të objekteve të ndërtuara pa leje në Tiranë. Mësohet se aktualisht po punohet për të mbyllur deri në fund të muajit procesin e legalizimeve për objektet e ndërtuara pa leje në njësitë bashkiake nr, 3, 4, 7, 11 ku llogariten rreth 3 mijë objekte. Nga ana tjetër i gjithë procesi i legalizimeve për qytetin e Tiranës do të përfundojë brenda këtij viti. Ndërkohë mësohet se krahas këtij procesi po vijohet shpallja e emrave të qytetarëve që duan të paguajnë vlerën e truallit me letra me vlerë, ku është konstatuar një interes i lartë. Në respektim të afateve ligjore qytetarët që kanë bërë pagesën në lekë, kanë tre muaj kohë për të kryer pagesën për legalizimin me bono. Kjo mundësi nuk është vetëm për personat që po shkojnë për herë të parë për të bërë pagesën sipas përcaktimeve të ligjit, por ky favor është edhe për ata që tashmë e kanë mbyllur këtë proces. Ndryshe nga të parët, qytetarët që e kanë derdhur detyrimin financiar me para, duhet të paraqiten për të kryer edhe një herë pagesën me bono dhe të marrin kompensimin për pagesën që kanë bërë në monedhë. Përveç këtij favori, ligji pritet t’i japi një hov të ri vlerës së shitjeve të bonove të privatizimit në treg. Përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit, ndahen sipas vendndodhjes së objektit informal dhe sipas sipërfaqes së parcelës që kalon në pronësi të poseduesit të ndërtimit informal. Për objektet pa leje në zona informale (jashtë vijës kufizuese të ndërtimit) për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi.